Flokzat e borës t’florinit,
Me melodine e heshtjes Puçinit
I mblodha gjithë dhimbjet si flokza të borës
I futa thellë në arkë t’Pandorës .
Nektari i luleve shpërndahej,
Me bletën lajmetare që s’ndalej,
E mblodha polenin e skuqun,
Si flutur me krah të k’putun .
Rrezet e diellit përvlonin ,
Me vapën e zhegut garonin ,
I mblodha ca rreze përvluese
Nga turpi të skuqunae si nuse.
Pikat e shiut hidheshin,
Me vnerin helm që ngriheshin ,
I mblodha ca pika t’kullume
Vazhdova edhe kur isha e lëndume!
E unë pra …
Vazhdoj numroj pranverat e mija
Me çadrën që më mbuloi Perendia
I mblodha shumë vjeshta dhe vera
I palova 60 e disa pranvera tjera.