Një fotografi nga albumi i shtëpisë të bashkshortit tim , diku mes vitit 50-60 , sa e sa herë më zgjon një dëshirë me ditë për jetën tonë jashtë vendlindjes me dekada dhe shekuj .
Jeta jonë në Turqi, Itali, Amerikë, Çamëri ,Australi….dhe çdo pore e tokës.
Më intereson si kanë jetuar ata të shkretë mes dashurisë për vendin e vet dhe frikës që mund dikush t’i debon nga ai dheu i huaj dhe përsëri i kthen në vendin e vet dhe për çudi me gjithë at mallë shumica nuk kthehet kurrë ma. Ironia nuk ka fund kur prindërit ikin nga aty ,por dëshirojnë të martojnë bijat atje dhe nuset vazhdojnë dhe i sjellin prap në mërgim.
Shqiptarët në Sarajevë kanë emigruar para nji shekulli.
Për nji jetë ma të mirë.
Por për veç që i kanë ik “lloçit “ dhe “ bullicave “ të Kosovës, a kanë pasë vërtetë nji jetë ndryshe nga gjakovarët e Gjakovës dhe viseve tjera të Kosovës?
A kanë dalë nga guaca shqiptarët ndonjëherë ?
Gjuha, adetet, jeta…. a ka qenë ndryshe në qytetin e asfaltit, pa bollica e pa lloç ?
Jo jo, përkundrazi !
Kur në Kosovë shqiptarin e kaplon moda dhe hec me kohën, në Sarajevë çdo gja kishte ngel si ditën që kanë shkel në at tokë të Bosnës.
Me at kokë për tokë, punonin zanatet e veta dhe kurrë zani nuk i ndihej në at qytet.
Nga friga se dikur zhduken, ata kishin mbet në at enklavën e mallkuar që quhet jabanxhi.
Në Sarajevë familja e parë sa e di unë janë familja Axhanel-Idrizi. Pastaj vijnë , Domanaga ,Zhubi, Varaku,Dula, Pruthi, Gola ,Fehmiu Hoshi,Dashi ,Koshi,Çarkaxhiu, Nuçi, Jaha, Polloshka , Canhasi, Mullasejdiu, Shllaku , Meça….e shumë e shumë tjera.
E martume në familjen Zhubi kam qindra e qindra gojdhana, biseda, tregime për jetën e shqiptarve, kryesisht gjakovarve në at kohë.
Sa janë të dhimshme aq janë edhe të bukura.
Vjehrri im Qamil Zhubi nji tregtar me nam, nga friga se mos harrohet gjuha shqipe, kurrë nuk ka leju me u folë gjuha boshnjake në shtëpi.
Varzat e veta të trijat i marton në Gjakovë, dhe djalin e madh e marton me gjakovare e lindur në Sarajevë , nga familja Axhanel.
Dhe kur u martu djali ti I dytë me mu, i ka thanë djalit vet: “ pse more bir nusen nga Ulqini, që paska me të shku jeta me valixhe në dorë?”
Pa ia marrë mendja që një ditë djali i ti do ta len edhe Sarajevën gjatë luftës dhe arrinë diku edhe ma larg.
Nuk e di a keni ndëgju at mallkimin kur të nem dikush dhe thojnë “ të çoftë Zoti larg e ma larg.”
Të njajtën ma kanë thanë edhe prindërit e mij, por fatit nuk ke kah i shkon.
Shtëpi e madhe në qendër, në rrugën Ferhadija, ish Vase Miskina,në zemër të Sarajevës kurrë nji ditë pa musafir nuk e kishin kalu.
Udhëtimet kanë qenë të rralla dhe, rruga për në Kosovë shumë e gjatë por në Sarajevë krijuan nji Gjakovë të vogël.
Nga bisedat e Bedrijes kunatës time, dhe nga bisedat e motrave të Samisë unë shpesh herë më duket që kam kaluar nji pjesë time të jetës në at Sarajevën kur dashnija mes jabanxhive ka qenë pa kushtezim.
Gazi, muhabeti, ndenjat pran nji televizori zi e bardhë, puna në zanatet e ndryshme dhe malli i perbashkët për të gjithë.
Jeta shiptarëve në Sarajevë është një Saga në vehte dhe sa ka dhimbje ,ka edhe nji mallë të çmendur mbrenda meje për një jetë që nuk e kam perjetu vet në vitet 50 -60 por më duket që kam qenë aty si dëshmitare e jetës në një vend të huaj,sepse kam ndëgjuar sa e sa herë për atë jetë, dhe ma vonë prej vitit 1979 e kam përjetuar edhe vet .
Dashtë Zoti kur të dalë në pension e shkruaj ma gjatë dhe ma bukur at të kaluar të fatit tyre, fatit tonë dhe gjeneratave që avash avash po humbin diku nepër botë!
Në foto janë : varzat bukuroshe shqiptare të Sarajevës kunata ime Bedrije Axhanel Zhubi, motrat e burrit tim Litafete Zhubi Ponosheci, Myzejena Zhubi Kumnova, Hidajete Zhubi Këpuska (në foton tjetër) ,Saime Dashi , Mandush Dashi Berisha,Bahra Domanaga ,Safete Gashi Asani,Igballe Shala Hoxha….për të tjerat nuk jam sigurtë .
Nji nder varzat në foto është shkodrane nga Shkodra bile edhe e ka emnin tim Vildana.
Kanë emigruar prej Sarajevës në Amerikë. me familjen .
Disa lindën dhe kurrë nuk e lanë dheun e Bosnës sepse ajo ishte vendlindja tyre, disa të tjera prindërit i martuan të reja dhe i dërguan në vendin nga erdhën vet prindërit, por prindërit mbetën gjithmonë aty,disa erdhën nga Kosova me u ba nuse të Sarajevës, kurse disa me gjithë prindërit u kthyn prap aty ku këndonte qyqja dhe lloçi t’i mbulonte këpucët por buka ishte e ambël.
Fati jonë kurrë nuk ka qenë i vendosur.
Gjithmonë kemi lëkund me shpirt dhe zemër .
Me lotin e ndarjes valixhja kurrë nuk na u nda nga dora!Por të gjithë e kishin një amanet!
Gjuhën, gjuhën merreni me vehte kudo që shkoni. ! Mburruni me vetvehten. Tregoni të gjithëve se jeni copë e çmuar antike dhe ashtu mësohen të gjithë të japin respektin e duhur.
