E pyeta nji plak


E pyeta nji plak nga katundi nji ditë :
O axhush as shkollë nuk ke , as n’qytet kurrë s’ke dalë, as nji libër bile në jetë nuk e ke lexu, por ja që je kaq plak i mençëm dhe jep këshilla me vlera? Si ban kështu ?

-Eh moj vajzë po më vinka keq që nuk paske lidhje me jetën !
Mëson , mëson edhe ti nji ditë!
Unë në shkollë kam shku për ditë dhe i kam kry 85 vjet shkollim!

Edhe n’qytet shkova nji ditë dhe kur e pash sa bagetija me dy kambë po jeton aty, ika pa mend t’kresë dhe kurrë , kurrë ma nuk shkova nga neverija , por I mbeta besnik bagetive të mija me kater kambë që kurrë nuk me kanë mashtru!
E sa për libra…. e moj bi unë nuk kam lexu asnji libër ,por çdo vit e kam shkru nji !
Kur të vdes, ditën kur t’më qajnë ke me ndëgju për librat e jetës time.
Jeta moj vajza ime i shkruan të gjitha.
Plasaritjet e duarve, rrudhat e ballit, gacat e zemrës , humbjet e miqve,dhe vet suksesi mos me humb shpresat kurrë ,janë lapsi im dhe çelës i mençurisë time!
Edhe, edhe nji gja ta dishë , mos lyp kurrë përsosmëri, sepse sa ma shumë e lyp, aq ma n’siklet ke me qenë!
Po mbete poshtë, lehtë sharron, po hype lartë mund të biesh nji ditë dhe lëndohesh. Nga mesi as vritesh as sharron lehtë. Asht vendi ma i mirë!
Mesin e artë, çdo herë lype, aty ke me qenë ma rahat se çdo kund!

-Faleminderit o axhë !

-S’ka përse moj bi ! Natën e mirë por….
Mos harro se çdo gja që meson nji ditë edhe i harron sikur mos ta kishe m’su kurrë ,ama ata që të vrajnë shpirtin, gdhenden thellë në tru , me at dituri nuk ka !
Po e durove at dhimbje , betejën e ke t’fitume .
Dhe sa ma shumë beteja, aq ma shumë libra kemi me lanë!
Çdo jetë vjen me lapsin dhe shkronjat e veta! Lapsin e ke nga Zoti ,shkronjat i rendit ti vet !
E kuptove tash ?

Hajtë tash, vazhdo edhe ti e shkruaj me shkronjat e jetës, se nji ditë edhe ashtu kopertinat ka me i mbulu pluhni i kohës !


Scroll to Top