Pranverë ,

Ma sjell nji iftar t’bekum

Me miq e lule shumë,

Nji gotë uj me shprish

Me ma t’bukurin mishlis!

Më sjell në sofër da hurma

Peshkun të damun në kurma

Da naze pranvere botës

Kafshatë t’miltume rreth sofrës,

Kivet me dashtë ata që meritojnë

Durim mas me urrejtë pa nevojë !

Pranverë ,

E gjatë u bafsh nji vit

Dielli mbi ty me n’dritë,

Lule botën kaplofsh

Me jorganin tand mbulofsh !

Kambrik e qenisun m’u bafsh

Me Iftare dhe Kshnella të bardha munash!

Me çel mos harrofsh kurrë

Zemrat na i ban bilur .

Me duru bukurinë tande asht marifet

Pse nuk vjen 4 herë në vjet?

Disa vargje t’poetit m’i bjen

Eja moj ma shpesh, pse s’vjen!

Uj t’kullum prej kronit

Me lugë t’reçelit t’ftonit!

Kur thojmë ka çil pranvera

Presim edhe mrekullina tjera!

Por aman mos …mos çel veç në Prendim

Çel aty ku e kanë djeg jeshillykun shkrum hi e mallkim!

Këtë natë iftari çel

Çel për botën, aman pak gezim na sjell !

Botën plarofsh me lule

Në prehën moj pse s’mu ule?

Ta lëmoj at bukuri që m’ke

Diten tande moj kam dashtë me le!

Aman më rri karshi

Jeshillyk e lule për iftar me u ngi !

Je Perëndeshë e mrekullisë nga dora Ti

Mahnit synin dhe zemrën me bukuri!

Scroll to Top