Qytet tanë dashni

Qytet tanë dashni
Dhimbje e mërzi
Merhamet në shpirt
Gjykime në sy
Sa dush padrejtësi!
Qyteti im
Pse Zoti kaq shumë t’ka beku
E njeriu të ka shkatrru
Par kur vi në nji vend kaq me marifet
Me këtë ezhdyrha e valë në këtë qytet
Më shtje me men’u
Zot… këtë vend sa shumë e ke nda
Me mallkime edhe bekime
Me bi e bija që kanë ik
Në Australi e Amerikë
Dhe me ata që k’tu kan m’met
E nuk jan dijnë aspak këtë kimet!
Qyteti im sa me paska marrë malli
As vet nuk e paskëm ditë!

Scroll to Top