Rrezet që i kapim me dorë
Kush na mashtroi që dielli nuk preket me dorë
Kush më tha se para shiut nuk del ylberi,
Kush tha se yjet nuk ndriçojnë ditën me borë
Gënjeshtar që thoni hana del veç kur bjen terri
Shporruni o mashtrues të këqij se nuk ju besoj
Drita del aty ku qesh një fëmi
Zemra është planet I dëshirave lloj lloj
I gjithë terri zbërthen kur e sheh at lumturi !
Hanë e diell e yll janë për zemër ,
Është gazi fëmiut që kemi përballë
Të gjithë kta zemrusha e kanë veç një emër,
Shpëtimtarë të botës që botën mbajnë gjallë!
Zemrat e gjysheve tezave dhe hallave,
Dajë, axhallarë dhe botës mbarë,
Gëzim I shtëpisë edhe I mahallave
Jeni për këtë botë të vetmit shpëtimtarë!
Buzeqeshja tyre shendrit dërnjanë
Zemrën shëndrrojnë n’planetë dëshirash,
Janë shpirt për babë janë jetë për nanë ,
Janë ma të mirë në mes të mirash .
Ama per gjyshat embelsirat çamarrokë
Na ndrisin botën edhe kur është terr
Buzeqeshja tyre na shkrin n’kuptim t’plotë
Janë diell janë hanë janë yll dhe ylber
Vildana Dibra Zhubi
