Rrugë e lumtunisë
E tash pa du me ju kallxu
At rrugën e lumtunisë,
Aty ku e kam lanë si e re , deri në prag t’pleqnisë
E kurrë fare nuk mrrita ,at rrugë me e gjetë
Se lumtunija ma shumë asht e rrejshme,
se sa e vërtetë !
Pa du me ju drejtu në rrugën ,
që as vet se gjeta
Tuj e lyp pa u nda,
n’gjysë t’sajë gjithmonë treta,
E prap sa herë vetëm,jam kthy prej fillimit ,
Tuj lundru n’anije,
Me dyrekt e lundrimit!
Sa herë kam nisë at rrugë ,
m’asht dashtë m’u ndalë
Mas me u ngut me grabit vitet,
por me ec ngadalë,
Kur jam kthy me i gjet ,ata gjurmë t’lumtunisë
S’kishe mbet asgja përveç hijes rinisë !
Sa herë at rrugë kam marrë
Me busollë në dorë ,
Sa herë m’ka përvlu di’lli
e sa herë jam n’gri në borë,
Shpesh jam ul n’udhkryq deri sa kam gjet drejtimin,
Kam nisë me ritmin e valles,
Por shpesh kam has mashtrimin!
Pa u ndalë kurrë , gjithmonë n’kërkim
N’kujtime t’rinisë,
sa shumë kam gjet shpëtim ,
Aty gati të gjithë ,shpesh herë i takova,
Të gjithë e lypshin at rrugë,
por unë nuk ia tregova!
Lypni ,i thashë rrugën,deri sa ta gjeni
N’rrugë t’gabuar po shkoni, por kurrë mos u ktheni,
Lumtuni gjejmë shkurt dhe shumë shpejtë gëzohemi,
N’bukurinë e sajë të rrallë ,menjiherë fundosemi!
Tanë jetën at rrugë ,e kam lyp me fner,
Herë jam shkri prej gazit
e herë kam vjell vner
Sa herë kam pasë fërtona,fnerin ma kanë thy
Kam gjet nji dritë tjetër
e kurrë pa fner s’jam kthy!
Por lumtuni t’vertetë s’gjeta!
Se ditën që pa fund lumtunohemi
At ditë kryhet jeta!
E ju….ju hecni ,e kur ta gjeni at rrugë ju lutem më thirni,
Vi për nji dakik pa u ba nji sahat,
Por aman,
Mos më rreni që lumtunija asht afatgjatë!
Por prap, vazhdoj me lyp gjithë jetën
Se me jetu …asht fat !