Album,
Gjeth i lakum ,
T’gjeta t’strukun pa dashtë
Ku më ishe mshef ?
T’kam lyp me vjet rreshtë !
A thu aq shumë kam
Sa n’sy m’ke hup pa namë ?
Album,
Fjalë e pa thanun
Kujtim i shkrum!
E ti tuj m’prit me t’i trazu faqet
Shushurimë kur sillet knaqet!
Kujtesë e vulosun,
Pluhun i sh’palosun !
T’shfletova me lot
Nuk u pëmbajta dot
E ti , si nji lule që kam mbjell
Me fletat që vet i sjell!
Pa u ndalë ,
Tuj ndiçu si nur me mallë !
Faqet tuj sh’fletu
Rahmet disave tuj I k’nu
E k’ta që janë gjallë
Tuj i kujtu pa fjalë!
Pa xan as nji fije pluhun
I pa prekun paske met
Tuj prit dikush me t’gjet!
Çudi, pluhni nuk t’kishte mbulu
Si gjeth të kam sh’fletu
E pak aromë mallit odën e xuni
Veç me m’kujtu se andrra asht anmik gjumi!
E gjumin tesh ku ta marrë
Bile da andrra t’i nxa
N’qetsi rrugës Ulqinit tuj i ra!
T’i ankohem pak Perendisë
Ulqinin që ma kanë degenisë
At pikturë t’bekume
Ashtu si e ka meritu ,
pse nuk e kanë qendisë!
N’album pikturë
Andërr n’pëlhurë
Ku të marr,
Që gjumi m’ka hup,
fare m’ka dalë!