Secili shkamb që m’ka ra
Kam duru pa ba za,
M’a ka thy zemrën
E secili gur që m’a kan’ gjujtë
M’ka ça rrashtën e kam vu’jtë!
M’ka ra terri
Si lule e vyshkun si natë që i fiket fneri
Net pa gjum
M’bijshin si plum!
Deri sa u regja me dhimbje
E deri sa dhimbjet i bana palë palë n’sepet
Shkambin e bana gur
Gurin guralec
Guralecat i bana rroza
Mora pe e gjylpanë
Gjerdan marova
N’qafë e vara e vetes tuj i thanë
Gjerdan ma t’bukur rrugës kalova dyrnjanë.
Dikur shkambij, pluma e gur
Tash rruza n’gjerdan i rendita me dur.
Sa ma shumë rroza ,gjerdani ma i lehtë
Tuj i thanë vetes
Edhe sa t’kan met?
Njashtu pra …
Shkambin e bana gur
Gurin guralec
Guralecat i bana rroza
Me gjerdan rreth qafe
Mbi dhimbje eca kalova!