Edhe njiherë e kam pas përmend,
Edhe e kanë pasë fjalë me vend
Që na ulqinakët të gjithëve dikur i kemi thanë -shkadran – , kur kemi folë për shqiptar të Shqipnisë, e për tanë shqiptart n’at anë !
Pra për ulqinakët e vjetër, tanë Shqipnija ka qenë Shkodër, e asgja tjetër!
Na thojshin t’vjetrit tonë kur dojshin me livdu dikend “ isht si shkadran maaaaa !
Ke pasë namin e ke pasë za!
Shkodër,
Thojshin për ty se paske ken nji Zonjë e randë
Kam ndi shumë për ty
M’kan folë gjithë
M’ka folë me m’sus ,me babë e me nanë !
Shkodër,
M’kan thanë që je motra Ulqinit,
Po si na ndanë e si na morrën?
Si me e nda në dysh mollën
Kur nji hije na mbulon
E qershisë ajo e shegës dhe ullinit,
Trupi selvisë dhe i lules t’blinit
E ti moj Zonjë a e din …?
Me l’shu nji za n’Bunë edhe ti e nin
E nin ti e nihet n’Krajë
N’Kravar e Zogaj e deri Kaceme
Nigjohet edhe zogu me kangën n’vaj
Që shpesh me kthen n’vendlindjen teme!
E nji peshk me fërgu e me ba nji jeprak
Nihet era prej atje deri n’sokak !
E ata gjyla tranafila që ka Shkodra
Për Zotin nuk i ka as Londra!
E tash a e ke at Zotnillyk si dikur?
A ta morrën ata që t’lakmun ?
Që as afer s’tu afrun,
As me kangë e as me humor
As me pen e as me dorë
Të lanë mrapa të lanë mas dore
S’dilet n’kry me politikë horre.
At kangë që e ke ti
At humor që veç aty e kam ni ,
Kush e ka ….veç teje?
Nuk di gja, nuk di ….veç pse bash neve horrat na ranë n’hise?
Me tanë at traditë e tanë at zotnillyk n’fise!
Edhe vllau yt Ulqini e ka këtë hall
Me horra zor i dilet n’ball!
Zotnillykun na e kanë grabitë ihhhhi kaherë
Edhe ranën na e kanë vjedh e na e kanë grabit
N’terr tuj na lanë e tuj na lanë pa dritë!
Lakmija, lakmija asht gja e keqe
Arin e syrmin t’i ban teneqe
E kur n’dorë s’ke gja….!
Rrin shikon seri
Të mlidhet n’bark vneri!
Na n’hall me t’huj ,e ju n’hall me t’vetin
Zor, shumë zor me u marr vesht me miletin !
E çka me ba pra?
Thojnë ai që duron, fiton!
E dikur zotnillykun kanë me na kthy
Se s’ban ndryshe as për Ulqinin e as për ty!
E unë,derë e n’derë kam me shku
E nderin ku e ka vendin Ulqini s’la pa ia pru !
Me fjale, me fjalë e me penë se ndryshe ja, ja s’kam kivet …