Në nji shtet ku nuk ka spitale dhe mjekim jo të mjaftushëm ,ku nuk ka kujdes për fëmijët me autizëm dhe me Down Syndrome , nuk ka kujdes për të moshuar, mos u brengosni aspak sepse ai shtet ka darsma holivudiane , dhe gjithmonë nji asht tepron nga darsma .
Në nji shtet ku duhet me thy qafën e me marrë rrugën për Turqi për mjekim, në at shtet vjen I gjithë salltaneti I Turqisë aty!
Pasojat e serialeve turke po ndikojnë me t’madhe,po marrin kulminacionin kopjimet.
Po helmojnë trunin.
Po qorrojnë synin!
Po shurdhojnë veshin.
I gjithë shteti po shëndrrohet në copy-paste!
Dhe sikur mos të ishte e dhimshme, çdo gja do të ishte qesharake!
E pushtetarët duke e pa që darsmat po ia kalojnë atyne yjeve të Hollywood-it ,po mendojne që vërtetë ai popull po jeton si në Hollywood!
Mami dhe babi po shëron komplekset me princin dhe princeshën e vet. At që vet nuk e kishte pa as në andërr, mami dhe babi po ia djeg andrrën nji fukarasë tjetër që po lëpin ashtin e tepricave të darsmave !
Nuk kanë faj pushtetarët që e vjedhin shtetin.
Hajnë, pijnë, rrasin belesh në darsmat e tyne dhe i shtijnë veshte n’lesh.
Bukur shumë!
Ky popull ka pare.
Ky popull asht i pasun edhe pikë!
Ky popull merr rrugën e mërgimit për pikë t’qefit edhe pikë!
Ky popull….. ky popull definitivisht nuk ka nevojë për shtet por për pushtet!
Popull që i fiton 400 euro por i harxhon 800.
Popull tanë bereqet !
Popull që po korr suksese çdo ditë në botë, por po dështon dita ditës mbrenda shtetit t’vet !
Dhe ashtu ndodhë sepse …..asgja nuk asht xhelozija, çka asht lakmija!
Çohet Mihrija dhe Naimi bajnë nji fejesë (paramendoni salltanetin kur të bahet martesa)që në synin e tyne mendojne që kanë ba kërdinë.
Shërojnë komplekset e veta të rinisë .
E shikova videon veç 5 minuta.
Qesharake sa të duash!
Por jo jo ,edhe e dhimshme sa të duash!
5 minutat e mija m’u dhimtën ,por tuj pa shumë komente në Facebook pak më shtoi nji kurreshtje.
U pendova që e shikova!
Po para tyne e ka ba Shyretja….
Po para Shyretes Shkurte Fejza, Dani, Xena.
Para Shkurte Fejzës Hasani, Heta e Meta, e askush nuk shikon puntë e veta!
Repertoari bahet sipas dëshirës të prindërve ,me koreografinë e andrrave të pa realizuara që thellë kanë lanë trauma dhe shpërthejnë si vullkan kur në pleqni i ban nja dy fije pare!
Dhe aty nisë zinxhiri konkurencës.
E ka ba ajo e si nuk e baj unë.
“Pa bukë bre kam me mbet e pa e kallë atyhin nuk e la “ asht moto që po merr dheun.
Nji darsem nuk po përfundon veç me nji muzikë.
Ban vaki veç muzika kushton mbi 10 mi Euro!
Ku janë harxhimet tjera?
Fustanet, frizurat, zineti….. !
Fotografi, tupanat, fishekzjarret , torta
Parodi e dhimshme.
Teatër me perde të zymta!
Teatër me artista rruge, teatër me artista që vuajnë me qenë artista, e artista kurrë nuk kanë qenë e kurrë nuk kanë me u ba!
Fillon me kangën martesa jonë, vazhdon me tupana dumbabadum,nisë me tango tam tam tam , tararam ,vazhdon me kangëtarin tjetër të preferuar,dhe vallen sillu sillu rrumbullak nuk kam tru aspak dhe kryhet me disco dhe me thashethemet e gjithë atyne që janë të ftuar në darsëm që në fund rrehin shuplakë para dhe mas ftyre sa munden ,me çdo paknaqsi të darsmës.
E kur ia shtojmë at kangëtarin kryesor që ma së ,dhjet kangë ia kushton nji musafirit që ai mendon që asht ma special se të tjerët, atëherë komedisë i vjen fundi.
Thuaj se po martohet ai musafiri special dhe të gjithë harrohen. Të gjithë bijnë nën hijen e limonit.Bile edhe çifti i ri për momentin mbetet anash
“E përshendes filanin me kangën…. “
“E përshendes filanin me kangën…..“
…dhe prap përseritet disa herë!
Të gjithë zgjasin kokën me pa se kush qenka ai Filan Fisteku , dhe për momentin pendohen që kanë ardhë në darsëm që askush nuk po i përshendet me nji kangë si musafir të randësishëm .
Kopjohet nji stil prej tjetrit por si pak ma ndryshe!
Edhe aty shpërthen imagjinata lloj lloj e tërli tërli.
Hajde bac hajde, gjithë kulturat e botës i gjen ke shqiptari.
Ke ai shqiptari ,ku nuk ka shtet!
E shteti nuk ka njerz që dijnë çka asht shteti.
Njerz që nuk i dijnë prioritetet.
Njerz ku rrugës sheh fëmijët nënmoshë tuj shitë cigare, plakun tuj shitë nji kavanoz mjaltë, qentë tuj kafshu rrugës kalimtarët, të ritë me nota ma të mira në fakultet të mjeksisë por që merr rrugën për Gjermani se nuk mund me vazhdu studjimet, dhe të smuarit tuj marrë rrugën për Turqi me ba transplant veshkës apo shërim nga kanceri.
Në këtë shtet bjen tupani me ça qiellin nga retë e grumbulluara që janë mbledhë nga dhimjet e tragjedi- komedija që po e kaplon.
Po e kaplon aq thellë që kurrë nuk del ma nga ajo greminë .
Nji darsëm që bahet për halk, nuk asht darsem por asht fenomen për studjim.
Nji darsem që bahet me 400-500 veta, nuk asht darsëm, thjeshtë asht nji karneval rruge.
Asht mosrealizim i andrrave të atyne që nuk i kanë ba vet në rini dhe në trunin e tyne ,në pleqni e përjetojnë nji martesë të vetën të dytë.
Deri sa martojnë djalin ,ata martohen vet për s’dyti !
Nuk lejojnë rininë me vendos vet për darsëm dhe gezim të vetin .
Ashtu po ndodhë me “yjet tona të Hollywood -it “që për gjyna ia plasin zemrën atyne që ndoshta as bukë nuk kanë me ngi barkun.
E për mos me u koritë çohet, Filani e Fisteku, merr kredi dhe nuk e len pa ba të njajtin salltanet.
“Veç për inat t’hasmit .”
Por me e ba nji darsëm të tillë nji gyrbetqar Zoti im sa kritika sa shamjet sa ironizimi bahet!
“ Ata, që fshijnë nevojtoret atje, ata na shesin mend, ata….. e nuk marrin fund ofendimet .
E nuk ia merr mendja që secili mërgimtar e ka andërr nji darsëm me mbledh gjithë familjen e vet dhe nga malli i knaqet zemra kur i sheh të gjithë të grumbulluar në at darsëm.
Mos i paça borxh qytetarit tim, që po përjeton darsmat e Hollywood-it por fukarallykun e Banglladeshit !
E mu….Zot ma myll gojën e ma nal lapsin kur nuk mundem me duru pa shkru e pa folë !
Axha Meta gjithkush puntë e veta!
Qefi ma i madh se Stamolli, e Stamolli sa grimca në synin e atyne që i kanë ba dy fije pare.
Zot ruje njerzimin prej pasanikut të ri !
E unë….e du, e du me zemër at tokë që asht si nji kavanoz i mbyllun plot mjaltë e helm !
Dhe saherë ne mërgimtarët e shtijmë nji lugë në at kavanoz,I përbijmë edhe mjaltën edhe helmin !