Një shkrim që po qarkullon sot nga një vajzë apo grua shqiptare ,nuk me la indiferent fare dhe po e ndjej si të nevojshme me i shkru edhe unë disa fjalë .
Jo për hir të sajë sepse ajo është e drejta e sajë dhe shkruan çka t’i don qefi në profilin e vet,por për hir të gjithë atyre që aq me apetit po e përkrahin dhe po ju duket se e lartpërmendura ka shkru diçka shumë të mençme dhe gjithë familjen e burrit e shtjen në një kallyp nënçmimi dhe urrejtje.
E lumja ajo e lumja që e paska shtëpinë e vet aq të përsosur dhe aq ideale.
Unë si ma e vjetër shkruaj këtë nga jeta ajo si ma e re e shkruan me u ba heroinë e ditës për nja pes minuta.
Fama e pes minutave nuk zgjatë kurrë bija ime, mos harro.
Unë as nuk e njoh at vajzë por ky dreq facebook të qet çka mos në postime tona dhe hajde mos e shiko e hajt mos e lexo.
Komentet edhe ma qesharake se vet postimi I sajë. Mos vet hallin, për gjyna se me çka krenohemi dhe kujt I thojmë përparim .
Po e citoj një pjesë vajzën që e ka shkru
” kur martohesh me shqiptar eshte si me u martu me krejt familjen e tij .Leje qe per hir te dashuris e perballon edhe bashjetesen me familjaret e tij,t’duhet me i duru edhe budallakite teket e deshirat e secilit prej prej tyne me t’cilat s’tlojne rehat….dhe vazhon me disa budallakina kinse është desperate ( më falni për momentin nuk po më kujtohet fjala shqip)për vemendje nga të gjithë .
Pra ajo prej fillimit është e gatshme për një luftë me shtëpinë e burrit dhe i shpallë luftë haptas në Facebook ku me qindra të reja e adhurojnë një budallaki të tillë.
Hynë me një bindje që e gjithë çka i takon burrit është e keqe ,por nuk permendi që është e mundur që edhe familja e sajë e shtjen kaqepin në puntë e saja. Kaqepi i shtëpisë sajë nuk qenka njësoj pra .
Merreni me mend ç’fare logjike.
E dashtë Zoti edhe nusja e sajë që I vjen në konak të sajë pêrputhet me të njajtin mendim si ajo.
Së pari po me vinka keq qe ajo paska përvojë aq të keqe sepse çdo kush ndoshta edhe niset nga jeta e vet.
E dyta ndoshta nana e sajë paska pasë përvojë aq të keqe sa vajzën e paska çu në një ekstrem fare të kundërt prej asaj që vet paska duru dhe përjetu .
E treta në cilin shekull jeton moj goce ti dhe ku jeton ?
Nëse jeton në Kosovë gjanat kanë ndryshu shumë .
Nëse jeton në shekullin 21 , kanë ndryshu edhe ma shumë .
Pra ti që e lexon dhe sot e bane heroinë at vajzën mos u dëshpro nëse në rrethin ku sillesh dita ditës ke me pa që nuk është ashtu si të duket në një çast dhe si shkruan ajo vajzë .
Na të gjithë jemi edhe bija,edhe nuse edhe vjehrra edhe kunata edhe motra edhe…..Sikur të shkojmë nga një prizmë në tjetrën aty e shohim ate çka na djeg me na e ba bija e dikujt ,ate nuk duhet na si bija me ia ba dikujt tjetër .
Falë Zotit burrat nuk i kemi prej domit por i kemi nga familjet që vërtetë janë “qishit qishit tabjate ” por secila shtëpi i ka “qenefet “e veta dhe të mirat e veta. Asnjë shtëpi nuk është e përsosun as ke na shqiptarët e as ke asnjë familje në botë .
Na ishte njëherë edhe një princeze nëse e kujtoni Dijanen, që e pesoj shumë keq ,jo sepse ishte shqiptare por sepse fatin nuk e ka askusht të vulosun.Askush në jetë nuk e ka rrafsh e mirë.
Juve që sot po e lakmoni guximin e asajë vajze,dhe po e adhuroni po ju tregoj që jeta ka shumë brenga,shumë teposhta dhe tenalta por jo që fajtore është shtëpija e burrit.
Shpesh herë në jetë edhe shtepija dhe gjaku vet të dëshpron shumë keq dhe asnjë shtëpi nuk është idaela.
Nëse lufton në jetë lufton së bashku me burrin dhe nëse e doni dhe ju don çdo gja fillon dhe mbaron aty.
Nuk ka kush çka të ban ,nëse marëdhënijet mes burrit dhe gruas janë të shëndoshta .
E gjithë ajo kohë e robit ka kalu ,dhe ka raste të rralla që sot dikush vuan nga shtëpija e burrit. Por edhe ajo “ shtipi e burrit mund të jen 2 ose tre veta e jo të gjithë fajtor dhe të kqi, e jo me I përfshi me halla e teze e axha e daja. Sepse kur thu shpija e burrit e keqe I përfshin të gjithë.
Ose unë qenkam shumë injorante nuk di se çka po ndodhë në këtë shekull .
Nëse dikush e ka keq fajtori është vet burri ose vet ajo. Por shtëpija e burrit në një mardhanije të shëndoshtë asesi nuk mund të depërton shumë thellë .
Sa për dashuri dhe respekt shtëpija e burrit e meriton njësoj sa edhe nusja që e meriton.
Ajo nuse i gjen 100 vet e njëqind tabjate dhe nuk e ka të lehtë aspak , ama edhe ata njëqind vet për një nuse nuk e ndrrojnë lehtë tabjatin.
Toleranaca ,mirekuptimi është e gjitha.Jeta është e shkurtë me vu vesh secilën imtesi dhe shumë e gjatë me mendu se shtëpija e burrit qenka ajo që ta fut kaqepin në çdo sferë tê jetës tande.
Mendimet dhe këshillën i jep çdo kush dhe ka të drejtë ,por nëse nuk të pëlqen as ti mos i prano nga nana jote dhe mos i jep këshilla nuses tande apo nuses vllaut tand.
Nëse je aq e samës dhe aq reale me ndej indiferent ndaj shtëpisë tande njësoj sikur pret ndaj asaj të burrit hallall të qoftë .
Atëherë përnjimend ta jap dorën ty dhe secilës që është aq reale.
E unë po shkruj nga përvoja ime.
Nuk është lehtë me u adaptu kurrë në një familje ku çdo gja është ndryshe prej asaj që e lajmë .
Por një gja e di ,se sinqeriteti dhe letrat e hapura gjithmonë janë zgjidhja ma e mirë.
Unë familjen e burrit tim gjithmonë e kam dashtë me gjithë mospajtimet që kam pasë dhe mendimet ndryshe.
E kam dashtë se janë familja djelmve të mi.
Sot e 11 vjet që burrin nuk e kam ata ende janë familja ime.
Çdo gja vjen me bagazh ,edhe burri pra.
Edhe ju garantoj at bagazh që keni me gjet ,at bagazh keni me e lanë në shtëpi tuaj dhe nuset e juaja kanë me e gjet njësoj .
Respekt dhe sinqeritet.
Ju të rejat nëse e lexoni ,mos u dëshproni se jeta nuk është ideale.
Ideale nuk ka ,por ka pak ma mirë e pak ma keq.
E at çelësin kryesor e keni nga zotësija ,edukata por edhe nga fati juaj.
E unë për vehte kurrë gojën nuk e kam mbyllë e me duru kur diçka kam mendu që nuk është e drejtë. Jo jo larg qoftë e urtë e engjull kurrë nuk kam qenë .
Aty për aty e kam kthy at çka nuk më ka pelqy por familja burrit tim ka qenë edhe e imja ,njesoj edhe për burrin tim që e ka dashtë shumë familjen time.
Një vajza kunates që me vdiq të dielen ma ka keput shpirtin dhe nuk po mundem me ardhë në vehte.
Nuk ma ka marrë mendja që njeriu i huaj bahet si gjaku vet.
Kam pa dhe taku njerëzit nga e gjithë bota e shyqyr Zotit nuk jam sjellë veç rreth rruzullit toksor të shqiptarit. E kam pa që toleranca mirekuptimi dhe sinqeriteti janë çelësi i shumë çkafit .
Kam taku shumë gra nga gjithe bota dhe kam pa që kur e duan burrin e dojnë edhe familjen e ti.
Sigurisht që edhe në çdo familje të gjithë nuk janë të njëjtë. Ju besoj që ka çka nuk ka.
Por me durim dhe sajrifica zemra mundet me iu zbutë shumë kujtë.
Por respektin e lyp çdo familje dhe çdo nuse në botë.
Nese nuk ka dashuri bile edukate e respekt ju deshiroj te gjithave.
Mos m’u hidheroni e kam pernjimned me zemër këtë këshillë.
Dhe ajo goca qe as nuk e njoh ,le t’me fal se heroina e ime nuk është dhe nuk ka me qenë kurre me ato mendime axhami por megjithate i deshiroj te kete fat e mos t’ja fus askush kaçepin ne punet e saja.As nana e e as baba i saje.
Se princeza nuk lindim me gjithë dëshirën e prindërve tonë që na adhurojnë .
Kemi me u dëshpru randë nëse mendojmë që jeta është si e përrallave.
Jo për Zotin, jo, nuk është.
Luftë e sakrifica e gjithë jeta është.
Fundi fundit edhe princeza more se ka rrafsh.
Edhe princezat e pësojnë keq. E pa duru pak bashkjetesë nuk ka.
E shtëpija e burrit nuk është fati jonë dhe e gjithë jeta jonë, por janë burri dhe fëmijët tonë që çdo brengë e tyre është edhe brengë e jona.
Veç luga e din çka ka vekshi.
Shumë lehtë e kemi me folë për shpinë e burrit të gjithë, edhe unë, por kur vjen puna me folë për shpine tonë i mshefim puntë si gjarpni kamtë.
Photo: Çorbë me terhan recepti Venera Galimuna