Shpirti boem

Në prag të derës më presin lulet,

Mrekullitë e tyre më sjellin në jetë,

Bukuri e tyre si shigjetë më ngulet,

E mahnitur dhe e dehur nga to kam mbetë !

Si prag i parajsës dukej dhe hiç më pak,

Më dukej kjo derë sot kur e pashë,

U dashurova me te dhe rashë n’marak,

Të ulem , ta shijoj   vehtes i thashë !

Një boem kaloi dhe të ulur më gjet,

Pse qanë më pyeti, lulet i mërzitë,

Më sheh mua ,hiç pa prag kam mbetë,

E ti me lot një prag londonez e vaditë!

Eja eja i thashë hallet bashkë  i qajmë,

Unë me lotët e mija,dhe ti me aheng,

Ulu, ulu pranë dhe të keqen e ndajmë,

E këpusim një lule ,dhe e mbajmë peng !

Ti o boem që endesh po ta fali  këtë lule,

E ti mua, shpirtin  tënd boem ma fal,

Përse sot  qanë dhe në këtë prag  u ule?

Mos ma merr  për t’madhe që jam mbushur mallë!

Ti kurrë një prag të derës nuk e pate,

Por këngën se ndalë ,kurrë një herë,

Sa lakminë  ia kam zotrotes sate,

Shpirtin boem e bredh prej derës në derë !

Nuk lidhesh me shtëpi as me pragun e derës,

E merr jetën tënde dhe e mban peng,

Bredhesh me këngën dhe plagën e zemrës,

Edhe kur loton I heshtur ,ti loton  n’aheng .

Ai që pragun e derës e mjellë në zemër,

Kurrë se ç’rrënjosë deri sa është gjallë ,

E ti i nderuar , pa shpi dhe  pa emër,

Për prag të derës a t’bjen ndonjë herë mallë?

Unë prag derës s’ kam dhe për çka të përmallohem,

Boem jam dhe dhe për botën kam mëshirë

Aty ku bi në gjum aty kurrë nuk  zgjohem

Të kesh shpirtin libero a nuk asht ma mirë ?

Scroll to Top