Jevg më quajnë, rom dhe gabel ,
Magjup i zi,e ç’farë s’më thonë!
Nji kulm dhe nji çelës derën me mshel ,
Pak bukë dhe kanga, kaq më mjafton !
Si shpirt i vdekur , në mesin tuaj,
Askush s’më sheh dhe askush s’më ndjen,
Vazhdoj në heshtje ,me shpirt shumë vuaj,
Më lëndojnë të ngratin ,çdo kush që vjen.
Mos m’përbuzni o njerëz ,se njeri jam
Edhe unë si ju, betohem në Zot
Shyret n’sabah e shyret n’aksham
Askush n’këtë botë , s’ma sheh nji lot !
Jam mjeshtër i dhimbjes , gjithmonë e msheh,
Kam defin kam kangën , shpirtin ma mbronë,
Sa herë që më shihni ,më shihni tuj qeshë,
Shpesh herë e ndjej që pak kush me don !
Vajin në kangë e shëndroj çdo ditë,
Jetoj veç sot ,dhe s’mendoj për ditë tjetër ,
Ma shumë jam untë ,se sa jam ngitë,
Helmi zemrës time ,asht kafshatë e vjetër !