Shtëpija ku kanë le

Kur shitet sh’pija babës
Plagoset uzdaja andrrës
Çdo gja merr fund n’at kapitull
Kur nana bante byrek
N’furrë amelcina tuj u pjek,
Musafir e akraba tuj qesh
Unë kakonën tuj e ly e tuj e vesh,

Ç’mu trazun gjithë fluturat e shpirtit

Valixhja kur erdh
As lot nuk mujta me derdh,
Plot libra plot
Nji filxhan njiqind vjeçar nga Italia
E mbusha kafen me lot e mija,
Disa havra edhe ajo kur lamtumirën e fundit i dhash babës
Kur fshija lotët e flakës
Disa kujtime tjera dhe copëzat e fundit të asaj sh’pi
Sa më dridhën sa më mbushën mërzi!

Babi…. A asht ky fundi I pragut derës
Për çdo gja të falem nderës!

Por ti m’a ban hallall
Që nuk mujta me ia dal
Me ble shtëpinë tande kur u shit
Me rujtë kujtimet dhe prap drita mbrenda me ndrit
Bija ime me ardhë me u knaq e prap at derë me çel
Veç mos me pa që me çelës u mshel!

Sa më trazoj kjo valixhe sa më trazoj
Kuj t’i tregoj?
Si shkamb i Kavajës m’u përplas n’shpirt
Por prap luftova nga toka me u ngrit
Me valët e detit tuj folë
Cigaren e ndeza miken që mbaj në dorë!

Kur t’vi nga Londra librat me i sh’fletu ngadalë
Fotografite e nanës në mur me i var
Sa mirë që ajo e mjera as nuk e di
Le t’vdes ajo e lumtun me at nostalgji!
Eshnat trazohen se kjo plagë po hapet
Për gjithë votrat e ikjeve kur pragu zbrazet!

Babi a m’a ban hallall
Që nuk mujta shitjen me ndal?
Me ble edhe njihere at shtëpi
Konakun kur dikur ishte i mbushun dashni!

Sa nostalgji për ato libra e ato rafte t’palume
Për kafet e nanës me dorë t’plarume!

Ps. Për plagën ma t’madhe t’mergimit dhe atyne që shtijnë copezat e fundit ne valixhe nga shtepite e prindit!

Scroll to Top