Çdo gur m’ka gjujtë kur kam shkel mbi te
Ditën që ike ditën që m’le
Nuk kisha me ke me folë ma edhe pse nuk isha vet
Lotin kush s’ma priste
Gacat kush s’mi ndizte
Shi kur binte mbi shpatulla e rr’feja kur ka shkrep
Kam hy n’pullaz e strukun strehim me gjet!
Monolog çdo mramje kam pas
Zemrën tuj e shpraz e tuj e rujtë mos me plas
N’vetmi unë dhe batanija
E vetmja që i lexonte lot e mia
Dhe prap kam qesh jo hiç për inat
As nuk kam dashtë me qenë as jam n’i e ngratë
E kam ditë që guri e zemra janë nji
E kam ditë që jeta duhet t’vazhdon pa ty!
E kam ditë që n’tunel askush s’met
Ose tuneli shembet
Ose diku edhe unë kam me ik dhe me tret!
Kur rrugë tjetër nuk gjeta
U ktheva me shkel guralecat
Me i tregu se nuk lejoj t’më shkel jeta!
E ti atje që sejron mbi hava
Mbledh guralecat që unë I thej
Dhe në heshtje mbetesh, lutesh për familjen pa za!
Dua nuk ban veç i gjalli
Lutje dhe dua ban edhe i vdekuni
Kur për t’gjallin e merr malli!
E tanë peshperitjet e zbeta që hyjnë n’plasaritjet e territ
Ngjiten mbi gurtë e zemrës time, mbarojnë urat e mermerit.
Ditën që m’le e ditën që ike
Fenerin e mbajte në dorë dritën nuk e fike!