Si n’goblen me qep

E kush shtyhet me dorën tande
Kush ka guxim
A ka lind ai piktor
A ka lind ai trim?

Pash ty e pash besimin n’ty
Ku e merr tanë këtë kivet
Me qendisë këtë botë
Si n’goblen parajsën me qep?

Çdo ditë
Çdo natë
Tuj prit e tuj përcjell
Rrotull botën tuj sjell
E mileniume e shekuj me radhë
Dikush tuj shku
E tjetri tuj ardhë!

E ti,
Hiç pa u lodhë
E hiç pa u anku
Zullumet tona tuj na i duru
He ty t’qofshim falë
A je Zonjë e bekume
A je burr a djal ?

Kush pa t’pa kurrë
Par at çka ti jeretis
S’ka kush që se begenis,
E kur i shikoj pikturat tua
T’përulem deri në tokë
Dhe t’thras me za e tham
Ah sa shumë të dua !

Falë i qofshim kivetit dhe bukurisë tande!

Scroll to Top