Kur kam ardhë në Angli, fjalë e parë dhe ma se shumti që më ka ra në vesh ka qenë
“please “ dhe “sorry.”
Kallxonte shoku Samisë, kur ka ardhë në Londër diku viteve 80ta, ka hy në restoranin Mona Lisa në Kings Road dhe ka lype gjellë . Anglishten e ka ditë shumë mirë.
Thëret ai disa herë, por kamarierja e ignoron fare.
Dikur ai çon zanin dhe i thotë çka po ndodhë, pse nuk po ma ven veshin?
Kamarierja , ashtu ftoftë si dijnë veç keta,ia kthen shkurt e qartë veç me nji fjalë :“Please!!!!????
Aty ai e kupton që e ka harru at fjalën magjike “please.”
Dhe sigurisht, e mban mend për ymër Pa e harru asnjihere ,me e thanë aty ku duhet e ku s’duhet!
Fjalë bajagi që çel e mbyll rrugë!
Por jo çdo kund dhe jo çdo kush!
Na , si komb,shumë vonë e kemi mesu këtë fjalë.
Disa edhe hiç !
Të shtunen e kalume ,dola me nji shoqe që ka kohë që nuk jemi taku.
Chelsea Harbour nji vend buzë lumit Temzës, vend me nji hapsinë bajagi të madhe dhe atmosferë shumë të bukur.
Perndryshe asht i vetmi vend që Snickers ndihet si në shtepi të vet dhe asht i vetmi vend ku ka liri me e lanë pa u lidhë.
Koha ishte fenomenale,nji diell i bukur veç si vjeshta që din me na befasu.
Qetsi, aty ketu kalojnë anijet, ndonjë helikopter ulet aty afër në folenë e vet dhe shetitore me plot njerëz që ecin buzë lumit ose tuj vrapu ose tuj shetrit me qenin.
Erdh kamarieri, nji djalë I ri diku mosha 30-35 .
Mbasi porositem kafe, vendosem me marrë diçka me hanger.
-A di çka ,i tham shoqes time, marrim pizza sepse i kanë shumë të mira.
Kamarieri na shikon dhe me gaz më thotë: “nuk kemi pizza, dhe kurrë nuk kemi pasë.”
Unë e habitun, mbasi kam shku me vite e vite në këtë vend, i tham, “ jo jo ,nuk asht e mundun, se unë e di që ka ,dhe unë kam hangër pizza bash ktu ,ku me ditë sa herë.”
Ai prap qesh, dhe ma kthen: “unë jam me vite menaxher i keti restorani dhe kurrë nuk kemi pasë !”
Nuk e di se si ,veç bajagi u dëshprova.
Si asht e mundun që jam kaq e bindun që ka pizza,bile edhe më kujtohen tavolinat ku jam ul dhe njerzit me të cilet jam ul kur i kam hangër.
Nejse, porositem diçka tjetër.
Por unë, sillu e pshtillu dhe ia shurdhova shoqes veshin tuj i thanë që sa po dyshoj në trunin tim.
Çka po ndodhë….?
Unë kam hangër pizza k’tu edhe pikë!
Kaloi ma shumë se nji orë,e unë bathë bathë nji kokërr.
Vjen aty afër nesh nji kameriere pak ma në moshë dhe kamarieri që na ka shërby.
-Kam ardhë me të kërku falje ,më thotë. Koleg’ja ime me tregoi që kemi pasë pizza deri vonë.
Aty ndërhyn kamarierja: “po po i kemi pasë bile pizzat ma të mira në qytet. Me brum special dhe të pjekuna në furrë .
Ah Zoti im sa u gezova. Sa u rahatova. Më pushoi truni që aq shumë ishte në luftë dhe dyshim me vetvehten.
-Faleminderit shumë ,i thashë, vërtetë nji gjest shumë i mirë që njeriu din me kerku falje.
-Nisa thellë ,i thashë ,me dyshu në kujtesën time.
Sa asht e vështirë kur diçka je aq e sigurtë dhe dikush ta then besimin.
Nejse nisëm me qesh të gjithë.
Unë sikur morra frymë lirë !
Kamarierja shumë simpatike, me tha, jo jo hiç mos dysho në vetvehte po ky i ka fajet që aq me plot bindje të ka shti në dyshim.
Dita vazhdoi prej nji tavolinë në tjetër, unë tuj e ndjek diellin ,e mu tuj me ndjek ndjenja e frikës sa keq e sa e tmerrshme asht harresa.
Por prap nji lehtesi, që nuk isha gabim me gjithë at kokefortesi të kamarierit tonë!
Po sikur kamarieri mos të kishte kërku falje, sikur të kishte qenë shqiptar që i vjen inat me lype falje kur e ka gabim ….?
Po sikur të kishte ra shi dhe unë isha çu ma hejret, para se vjen kamarieri?
Po sikur….vërtetë edhe të kisha at bindje të gabuar?
Mua nuk mu kishte hjek ai dyshim por edhe ajo frikë!
Humbje e kujteses asht gja e tmerrshme që të gjithëve na tmerron.
Nuk ka gja ma mirë se kur kerkojme falje për gabimet tona.
Diçka që dikuj I duket hiç gja, për dikend asht me randësi të madhe.
Nji fjalë goje që nuk kushton por ka peshë të madhe.
Kot nuk kanë thanë: fjalë e mirë çel dyert e hekurit,e mes fjalës mirë asht edhe kërkimfalje!
Kërkimfalja nuk ndryshon t’kaluarën , por ndryshon të ardhmen.
I lumi ai që din dhe ka guxim me kërku falje !
Por vlen veç kur asht e sinqertë dhe me zemër!
Photo:Chelsea Harbour