Skënderbeu

Në zemër të Londrës

Me pasë qenë Skënderbeu edhe 10% i nacionalitetit sërb, a ju shkon ndonjë herë ndër mend se na kishte ra në dhëmb ne shqiptarëve ta përvehtësojmë si legjendarin tonë .
Sërbët çmos kishin ba që Skenderbeu të ishte pjesë kryesore e historisë tyre.Sikur të mendonin që Skënderbeu është sllav nuk kishin prit deri tash, historija ishte shkruajtur nga ata para qindra vitesh çdo kund dhe çdo vend. Ata festojnë betejat e humbura e tokat e grabitura ,e le ma me pasë mendu bile që prinderit e Skënderbeut janë sllav. T’ia shkruajmë ne historinë e një kombi që nuk le rrenë e fyerje pa përdor kundër nesh, është absurditet i rradhës i politikanëve të pa pregaditur për befasitë që një popull që i shitesh lirë të shet edhe shumë më lirë se kur të blejnë. Ata tallen me historinë tonë që ne mburremi prandaj një tentim t’i tregojmë atyre origjinën e Skënderbeut është pak edhe i dhimbshëm .Tregon se sa të gatshëm e kemi servilitetin pa pikën e nevojës.Prap po them ata tallen me një shqiptar që thotë diçka në favorin e tyre.
Kur të na pyesin ne që jetojmë në vendet e huaja se nga vijmë me plot mburrje le të thojmë që jemi pasardhësit e Skënderbeut dhe Nënës Terezë .
Të jesh politikan i mirë duhesh të njohësh historinë e vet por edhe të fqiut shumë mirë. Duhesh të jesh së pari një historian I persosur.
Për një hero që flasin historianët botror ne veç mund të mburremi dhe asgjë tjetër. Jemi shumë të vegjël për një legjendë aq të madhe ku qytetet dhe museumet më të bukura në botë e bartin një detal nga jeta e ti .
Sa për origjinë sllave ndoshta patkoi kalit të Skënderbeut vjen si mall i Sërbisë sepse at kohë nuk kishte 100% taksa.
Leni Sërbinë ta shkruajnë historinë e vet, nuk i nevojitemi na aspak sepse e kanë vet at aftësi. Një përmendore e Skënderbeut ,Ulqinit i ka hije njëjtë si Njegoshi Podgoricës .

Statue to the Albanian hero George Kastrioti Skanderbeg on the corner of Inverness Terrace and Porchester Gardens in London

Scroll to Top