Te dua për jetë

Më thojnë:

-Je larg nuk ke drejtë me folë !”
Mllefin dhe mallin

A mund kush t’ma ndalin ?

Ulqinin tim në zemër e mbaj,

Nga ai s’ka Zot as kush t’më ndajë !

Mos e shëmtoni dhuratën e Zotit,

Mos e lani me helmin e lotit!

Mendoni që Zoti ju harron ?

Mendoni një ditë nuk na mallkon ?

Më leni thotë të egër më mirë,

Se sa t’më bëni si një shëmtirë !

Më leni rahat kur më mirë nuk dini!

Ikni o horra nga unë dilni!

E mbyllni at derë një herë e gjithmonë

Padrejtësinë mos e leni të më shkatrron!

Jam plak në moshë me thinja ari,

Jam ma i vjetri jam ma i pari!

Jam plak me thinja syrmi madhnije

Jam i vetmi me sharm që jap shumë hije !

Hije rëndë jam o të mallkuar,

Deri kur keni me më shkatrruar !

Ikni ikni më leni rahat!

Plagët mos mi prekni se më leni sakat!

Ikni e shporruni nga gjiri im,

Zoti më bekoi, e ju më mbushët mallkim !

Mua, mua të bukurin e dheut?

Qe kam madhështinë e Agës dhe Beut !

Mua plakun e vjetër!Që jam unik dhe nuk ka tjetër!

Dhe mos ndaloni të çfrejnë dhe shajnë,

Ata nga larg që në zemër më mbajnë !

Sepse dashnija tyre më ushqen më shumë

Se sa dora juaj që më beri shkrum!

Ata më dojnë dhe nuk më dëmtojnë

Këta që shijojnë bukurinë po më shkatrrojnë

Pra mos u ndalni dhe më madhnoni

Ju paça me jetë dhe gjatë t’më rrnoni!

Veç dashnija juaj më mban të gjallë

Për ata që nuk m’shkatrrojnë kam shumë mallë!

Më dojnë nga larg por më dojnë me zemër,

Ma ruajnë itibarin dhe më japin emër!

Për jabanxhi Ulqini është një perri,

I japin vlera i japin madhështi !

E dojnë me zemër dhe kurrë nuk e lajnë,

Me kangën e zemrës me lot e qajnë.

Kurrë mos na thoni nuk keni të drejtë,

Mos na e grabitni se për ne është i shtrejtë !

Kurrë mos më thoni nuk ke drejtë me shkru

Nëse jetoj larg, zemra nuk është largu .

Shkruaj çdo ditë dhe nuk ka çka më ndalë

Po qe se nuk shkruaj Ulqini nuk m’a fal.

Ata që e shkatrrojnë janë më të fortë se unë

Por dashnija ime për Ulqinin është e pastër si lum .


Scroll to Top