Po shkon Marsi n’atëdheun e vet
Xhemla….. Mirë se vini në Kosovë
Po shkon Marsi në atdheun e vet
Do të gëzohet Luli dhe Valbona
Se ç’më presin gjyshat tanë lezet
Ma shtrojnë rrugën me bonbona
Gjyshe Vili unë n’Kosovë po shkoj
Kthehem shpejtë moj gjyshja ime
Edhe këta gjyshat tjerë t’i takoj
T’i dhuroj pak gaz dhe perqafime.
E du Anglinë vendlindjen time
Por edhe tokat shqipe deri n’Ulqin
Po shkoj n’ Kosovë për disa takime.
T’i perkëdhel gjyshat me përqafim!
Sot plot dy muaj unë i bana,
N’Kosovën time po më çon nana
Edhe baba me mua sot po vjen
T’më njofton mua me t’bukurin vend !
Londrën e dua dhe Kosovën time
Ku ta kem ma bukur aty do t’shkoj
Me fat të mirë dhe plot premtime
Me sot udhëtimi im në jetë filloj !
Ku t’tmë do zemra unë do të shkoj
Mërgimtari është gjithë jetën udhëtarë
Herë në Londër e herë në atdhe udhetoj
Të mirat e dy vendeve nuk e la pa i marrë!
Të premtoj për Zotin moj gjyshja ime,
Unë si ti s’jetoj me mallë,
Kaloj koha ku jetohet me kujtime
Valixhen në dorë ,dhe nuk kam me u ndalë !
Ik moj gjyshe se ti e ke gabim
Ke lanë lotin aq shumë t’rëndohet
Ose kthehesh ,ose rri n’mërgim
Loti mërgimtarit rëndë peshohet .
E gjithë kjo botë është toka Zotit,
E bukur behet nëse don vet,
Zgjidhe diellin ,detin edhe motin
Aty e gjen vendlindjen e vërtetë!
Shifemi gjyshe shifemi edhe ca ditë ,
Ty ditët tash të shkojnë ngadalë
Të don Marsi ti mos u mërzit
Të përqafon xhemla me plot mallë
Xhemla e Vilit ti mos rri shumë
Ç’të vjen aroma e portokallit
Të ka gjyshja sy të shkrumë
Më merr malli more i biri tim djalit!
Çamarok të kam moj xhemël
Dallandysh i embel si qershija
Marsi jonë me ma t’bukurin emër ,
Të ruajtë Zoti të pastë shtëpija!