Ti moj cigare

Ti moj cigare

N’kujtime thellë
Me miken
Ashtu mendojmë
Në tym t’cigares
Me flakë t’mangalles
Bashkë lotojmë
T’zhytun n’vetmi
Vetëm unë edhe ti.
Ti digjesh fare
Mikesha ime cigare
E unë dhezi nji tjetër
Me shkrepsen që maj në setër!

Ty moj mike të djegi
Por dhimbja më kap si grepi
Mashtrohem me tymin tand
Mushknitë m’i bane katram.
Sa herë të qahem me lot
Ti m’thua më dogje kot
Të djeg të shkrumoj hi
Por pa ty moj mike nuk rri!
Edhe pse më djeg pa prit’
Kur t’dhezi m’i hjek mërzitë
Të kalli të bej shkrum
N’vetmi të dua më shumë
Flas dhe bisedoj me ty
Shpirti kur don me ç’fry!
Unë të djegi pa mëshirë
Por as ti nuk je ma e mirë!
Së bashku djegim njana tjetren
Unë ty cigare dhe ti mu miken e vjetër.
Më thojnë që ti m’damton
E kush sot kuj i beson
Ne në jetë digjemi çdo ditë
Edhe me at që menduam që e patëm mik!
Më mbetesh besnike edhe pse t’shkrumoj
Qaj hallin me ty tymin ta duroj!
E kush ty të mallkon
Nuk e di që jeta edhe pa ty njësoj mbaron!
Nji ditë me vdek kemi me vdek
Edhe ai që e deshti
Por edhe ai që nuk e deshti këtë t’shkretë!

Cigare ti i vetmi anmiku im që me ty qaj hallin….!!!

Për të gjithë ju që e doni aq shumë e unë që nuk e kuptoj aspak këtë dashni

Gustav Courbet

Scroll to Top