Tokë e huaj kurrë nuk m’ke ba mike

As dot s’shkëputen as nuk rrënjosen
Mbeten të zvarrituna kto ndjenja të shkreta
Mes qiellit dhe tokës diku vendosen
Me muaj dhe vite bredhin me rrënjët e veta!

Nuk është e lehtë aspak të qëndrosh
Si lis i gjatë me mbyrrjen kreshnike
Pa u shkëput kurrë me ndjenjat që shpalos
Që tokën e huaj kurrë se bën mike.

Si degët e përhedhura dhe gjethet që bijnë
Dikur kthehemi por jo ma të gjallë
Amanetin që e lajmë atyre që e dijnë
Se në fund n’vendlindje udhëtimin kemi me ndalë!

E inspiruar nga një dru shumë interesant
Photo: Gazmend Çitaku

Scroll to Top