Ishte ulur në një cep të karrigës, dhe të jepte përshtypje që dikush po e ndjek dhe ajo rrinte e gatshme me ik!
Herë fërkonte ballin e herë sytë e lodhur pa gjum!
Nuk duroi gjatë në at karrikën , dhe u ngrit me një kujdes që ta merrte mendja friksohej mos të thyej ndonjë asht të trupit!
Nuk e mbajtën këmbët, dhe prap u kthy në karrikë .
Por tash në karrikën tjetër.
I shkonte mendja që ajo tjetra nuk kishte qenë e rahatshmë .
Nisi me qesh me vetvehten kur e vërejti që gjashtë karrikat ishin të njajta, e njajta ngjyrë, e njajta formë !
Jo, jo mendoi, duhet patjetër të ulet në fotelë !
Ose, ose të shtrihet në shtrat!
Dhimbjet veç shtoheshin.
Jo jo, në shtrat, më mirë!
Nuk kishte qelizë në trup që nuk e mundonte!
Dhe fakti që askush nuk e vërejti se nuk është mirë, e gezoi.
Sikur ta vetshin se ku të dhemb, nuk e dinte as vet! Por e dinte që nëse nuk shtrihet, tashma ose rrëzohet në tokë, ose I bie të fikët!
Pa e vërejtë kush fare, u përvodh në dhomën e gjumit.
I morri dy tableta për dhimbje, ndali dritën dhe ra në krevatin e vet.
Ndëgjohej zani I televizorit dhe zhurma që të gjithë flitshin sikur pa rend !
I dukej sikur ishte në një tren ku zhurma shurdhonte kokën dhe ishte nisë në një rrugë pa kthim!
Nuk e merrte gjumi.
E si ta merrte?
Kishte pasë një ditë të vështirë tej mase.
Drejtori i shkollës, e kishte thirë pa pikë arsye por për një qortim që ai ia kishte hedh si një plum !
- Ti bënë dallime në klasë !
Nuk I trajton të gjithë fëmijët njësoj!
Këtë tashma e kanë vërejtë të gjithë.
Ka kohë që të përcjellim ,por ja që duhej pak kohë që ta them!
Sot me sytë e mi e pashë edhe vet!
At trumcaken e ledhaton pa masë !
Bile edhe dhurata I jep çdo ditë!
E si ti tregonte drejtorit që kishte arsyen e madhe.
Shoqa e saj e kishte porositë ,dhe ia kishte lanë amanet të bijën.
Si t’i tregonte që çdo ditë ia jepte pak gjellë dhe bukë me marrë në shtëpi mbasi ta kryente mësimin.
Nuk ishin dhurata!
Ishin lëmoshë !
Ishin kafshatë goje!
Bile një ditë i kishte këputur disa lule dhe ia kishte dhanë me ia çu nanës.
-Jo jo mësuse, nuk guxoj të marrë lulet, sepse “Ai” pyet kush I ka dërguar lule nanës tonë.
Jo jo nuk guxoj! Sa shumë i don mami lulet, sa shumë….por jo!
Fundi fundit, a nuk është detyrë e çdo mësuesi të mbron at nxënës që nuk ka mbrojtje, at që ka më shumë nevojë, at që mbulon gjithë sekretet e dhimbjes , mendonte deri sa rrashta donte me pëlsitë !
Si t’i thonte gjithë këto drejtorit?
E si ti tregonte që sa herë e takonte e ama saj deri sa ngutej, i thoshte:
-Aman ma shiko se është e sëmurë . Unë kam humb gjithë forcën tashma. Baba i trumcakes time, na merr edhe monedhat e fundit. Vjen I dehur çdo natë!
E ke para syshë ti, e di të kam treguar sa herë!
Ai u shëndrru në një bishë . Nuk e di por nuk kam shpresa. Kam shumë frikë, shumë shumë…!
Njeriun që aq shumë e kam dashtë, sot e kam aq frikë, aq tmerrohem kur e shoh!
Mundohem me shpirt me i vesh varzat e mija mos të dallohen nga fëmijët e klasës.
Rri qepi deri në oret e vona dhe nga çdo copë mundohem me kriju një fustan .
Sa të bukura i kam, sa të mira e sa të buta . Sa shumë e dojnë shkollën dhe mësimin. Dashtë Zoti nuk kanë fatin tim !
Ma shumë janë të uritur fëmijët e mi!
Nuk guxoj askuj t’i tregoj.
Nuk guxon askush me ditë.Më kërcnon me femi dhe familjen.
Duartë e mija janë të zeza nga lëndimet.
O Zot sa kam dëshirë të mos jem gjallë. Por kush kujdeset për fëmijët e mi!
Kush?
Të lutem, të lutem për hir të shoqerise dhe rinise tonë të bukur, kujdesu për trumcaken time. Është e sëmurë, nga një sëmundje kronike !
Sa ditë të bukura kishim! E kush e priste këtë fat….që me goditi aq rëndë? Eh….dhe ikte me at eh në gojë gjithmonë duke u ngutur!
E si ti tregonte drejtorit ?
Kush e di, ai mund të perhap fjalën dhe jeta e saj dhe fëmijëve të rrezikohej më shumë.
Nuk e zinte gjumi!
Dikur vonë ra zilja derës.
-Sa çudi, mendoi!
Zakonisht nuk bie kaq vonë!
Ndëgjoi zanin e të shoqit që po fliste me një trishtim.
- Hyn, hyn mos rri jashtë, por ç’farë ka ndodhë?
Pse je kaq e shqetsuar?
Qetsohu një herë, qetsohu!
Zani trumcakes dridhej. Nisi me qa me dënesë !
- Axhi, axhi, shpëtoje nanën dhe dy motrat e mija. Nuk e di a është nana gjallë. Nuk e di. Unë kam ik dhe erdha të kerkoj ndihmë nga mësusja ime.
Të lutem axhi, të lutem shko me vrap.
Të lutem, mos u vono!
I shoqi morri pallton ,dhe doli me vrap nga dera.
E shoqa doli e shqetsuar, morri trumcaken për dore, e përqafoi fort dhe nuk kishte kush ia ndalonte vajin.
Ishte bashkpuntore e kriminelit.
Sikur ta lajmronte të shoqin e saj në polici?
Sikur t’i kishte strehuar nanën me fëmijët për një kohë në shtëpinë e nanës vet që jetonte në një fshat shumë afër?
Sikur….?
Po policia e kishte mbrojtë?
Kush të kujdesej për ta?
I vinte me kthy gjithë vnerin. Dhimbjet e lukthit nuk ndaleshin!
-O Zot , vrap, të lutem, ngutu….çirrej me za të lartë mbas burrit që tashma ishte zhdukur në terrin e zi!
Disa dyer u çelën dhe shpejtë u mbyllën mbasi e panë që rreziku nuk vinte në shtëpinë e tyre.
Disa drita u ndezën mbas dritares dhe perdet lëvritshin me keqardhje që diçka e trishtë po ndodhte këtë natë Ramazani!
Por askush nuk doli!
Policija kishte arritë .
Dy varzat shikonin trupin me gjak dhe nuk i lejonte tmerri të perkëdhelin frymën e saj.
E madhja kishte ngritur duart dhe lutej.
Lutej me za!
-Zot merrja shpirtin burrit nanës tonë ! Iku , doli e kurrë mos u ktheftë! Frigacaku i keq!
Nuk i shkonte goja ta thirtte “babë,”
Ambulanca , shtroi çarçafin e bardhë , mbështjelli trupin që ende lutej për varzat e veta!
Edhe pse gjaku ia kishte mbuluar gojën, fjalë për fjalë i thoshte emrat e varzave të veta.
-Zot mi ruaj nga e keqja, sepse unë nuk mujta!
Sirena shkonte me zanin e tmerrit dhe me lutjet e fundit !
Dritat ndizeshin dhe ndaleshin.
- Zot mos na s’provo e mos na raftë kurrë me u s’provu n’konak!”- thojshin të gjithë mbas perdeve!
Terri mbuloi natën, I shoqi mësueses me dy varzat tjera për dore që dridheshin si putarkat,u nisë në drejtim të gabuar!
Kishte harruar se qyteti ku jetonte,nuk ka drejtësi !
Nuk ka rrugë, nuk ka adresë drejtësia !
Kishte harruar që sa herë I kishte treguar e shoqja, për fatkeqesinë e shoqes vet ai kishte shfletu gazetën me bezdi dhe gjithmonë me at fjalen në fund “ e sheh moj ti sa me fat je, e sheh ç’farë burra ka?”
Kishte harruar që si avokat i qytetit kurrë nuk kishte ndjek drejtësi por të hollat!
Kishte harruar këtë moment edhe emrin e vet!
Vajza e madhe ia ngrehi dorën dhe me zanin që dridhej e pyeti?
- Axhi, Axhi , ku është motra? E ke pa?
Ajo thiri policinë dhe iku!
Nana na e ka lanë amanet !
Është pak e sëmurë , ashtu na thoshte mami gjithmonë !
Po nuk e gjejmë , mami do të hidhërohet shumë kur të kthehet nga Parajsa!
Tha që ishte nisë në një botë më të bukur dhe tha që mos të mërzitemi aspak!
Ajo nuk vonohet, kurrë nuk na len vetëm!
Të lutem Axhi, na tregon ku e kemi motrën e vogël! E kemi amanet të nanës!
Po ku je nisë ashtu ?
Trumcaken, trumcaken ku e kemi….?
Këndej, këndej Axhi mos e humb rrugën !
Sepse drejtësija e ka humb rrugën, bile ti Axhi mos !
Painting by:Johann Georg Meyer von Bremen |
