U rrëxu si gjeth aq lehtë aq lehtë

U ul me pushu kockat e vjetra ,
Të lodhura nga rrahjet e kohës,
Të dërmitura nga pikat e shiut vetjak,
Të rraskapitura nga shekujt që kaluan si minutat,
Të mërzitura nga numrat e ditëlindjeve.

Ndëgjoi krismat e kockave të veta,
Që vinin nga Persia dhe Greqija e lashtë
Nga Lindja , Dolcinea ,Butrinti deri në Dardani
Plot beteja të humbura dhe të fituara
Pa trofe dhe pa lavdi.
Pa numër të kujtimeve nga ndarjet ke pragu i derës!
Pa faculetë të terun nga lotët e ndarjeve për s’gjalli!

U rrëxu si gjethi mbi kockat e veta të lodhura
Aq lehtë, aq lehtë, aq lehtë….
Në heshtje me dhimbjet për ata që e lanë tokën e vet dhe nuk i takoi në ndarje
Pa u ndi tuj thanë lamtumirë,
Sepse lamtumirat i urrente !


Scroll to Top