Sa me zemër të dlirë lindim
Sa shumë të rriturit na bindin
Se zemra asht rob i trunit
Nuk asht e fortë prej gurit!
Të mjertë sa shumë ndryshojmë
Pa hiç kuptim jetojmë,
Pa u ngi kurrë në jetë
Mes boshllykut të untë kem’ mbet!
Sa të pastër e kemi at lot
Kur lindim dhe vijmë n’këtë botë
Pse aq shumë ndryshojmë
Fmininë pse e harrojmë!
Pse nuk mbesim ashtu t’mirë
Me lot dhe zemër të dlirë
Pse kaq ky ego kaplon
Botën nga vehtja se mbron.
Këtë botë të gjallë e mbajnë
Veç lotët e sinqertë që qajnë
Si engjëll i vogël vijmë
Dhe dikur në kurthë të synit untë bijmë !
Pse pra pse më thoni …..?!