Radhiten vitet e ne festojmë



Festojmë këtë vit ,
Festuam edhe vjet,
Po edhe at vitin tjetër festuam,
Dhe bota do të feston edhe vitin tjetër
Nëse jo unë, të tjerët do të festojnë patjetër!

Gotat ngriten
Dolli mbas dolli
Festë mbas feste
Dhe vitet palohen si nji faculetë
Hyjnë në xhep të shkepun
Mshifen në ndonji xhaketë !
Pa dashje ndrydhen ,me rrudhat e ballit.
E kaluara shpupurish ,të gjithë kujtimet e mallit !

Kohë mbas kohë ,e nxjerrim faculetën
Ose fshijmë lotin ,ose ngrehim duartë në vallen që udhëheq jetën .
Vjen nji vit, vjen nji tjetër,
Vjen nji festë dhe asgja tjetër!

Numrojmë vitet dhe veç i numrojmë,
Diçka na mbet për ymër ,shumicën e harrojmë !
Ma shumë dëshprime ,se vite që presim
Ma shumë beteja me shpresat që mbesin !

Vitet ikin dhe na mbas tyne ngasim
Me dolli i presim dhe kangës ia plasim!

Radhiten ato vite ,radhiten aq mirë
Lagen me shi ,si vagonat n’zinxhir
Udhëtojnë si tren ,në mjegullën e dendun
Me shpejtësi të frikshme,si vetimë e çmendun !

Këtë vit prej ati tjetrit ,veç nji minut e ndanë
Sekondat ndjekin minutat ,orën nguten me nxanë !

Ikën nji ,ikën edhe nji tjetër
Të dehur nga jeta, nga avazi i vjetër!

Dhe nji ditë ndalemi, nuk i numrojmë ma,
Veç të dehur nga jeta , i numrojmë pa za!
Askush ma s’na sheh , askush ma s’na ndin
Vitet që numruam, na sollën pleqërinë !

Dhe prap, sa vjen ky vit, fluturon si era
Na veç numrojmë t’kaluara ,vjeshta dhe pranvera!

Ikin, e vijnë,
ardhshin t’bardha gjithmonë
E na veç i numrojmë ,
Disa me raki ,
Kush n’qerpik me lot ,
E kush me kangën ,që ma së shumti e don !

Bie ora, akrepi dymbydhjetëshin prek
I çojmë gotat lartë
Dhe në gjum bijmë me fjet!

Iku edhe ky vit
Vjen edhe nji vit tjetër…….




Scroll to Top