Kosovë ,
Ku i ke m’shef gjithë kta yje që po shpërthejnë me vrull?
Me rranjë Kosovës n’mes botës po i vejnë vulë .
Kta djem e varza që po dojnë me ju zbardhë faqen ,
Zemrat dhe shpirtin për besë na i knaqen!
Rame Lahaj , Driton Kuka me bijat e veta,
Shkelzeni Gjakovës , mes Vjenës dhe Kosovës,
Petrit Çeku Prizrenit ,
djali i ma t’bukrit vendit!
Rita e jonë si mjalta,ishte e para
Dua e Bebe ,bakllavat me arra .
Kastriot Dermaku n’Itali, Graniti e Xhafa
Prej kurrizit t’ Prishtinës e deri ke Qafa
Loriku i Canës e shumë të tjerë
Po të shendrisin me yje,mos thuaj je e mjerë.
Bijat me zemër shkamb ,e djelm kosovar
Nuk lajnë kurrë hakun pa ta marrë!
Andi Janjeva,i bukuri mahallës,
Me shok tjerë dhe bijat e nanës !
Mes Chelsea dhe Prishtinës ky djali jonë
Po hec me gola dhe shpejtë edhe me jehonë !
Më beso, Kosovë
Për fjalën e nderit
Ata kanë me ta zbardhë faqen, bijtë e Gjergj- Skenderit!
Jo jo ksaj herë me pushkë ,si dikur!
Por me suksese dhe dekoratat në du’r !
E tash edhe n’Hollywood Blerta me ata bujaret e veta ?
Me Fahrijen, Yllkën, Adrianën dhe puntoret si bleta !
Edhe aty po shkoni në at orbit me ndriçu
Sharraxhi e košpicar që nuk jemi ,botës me i tregu?
Po ndaluni pak moj bijat e mija , ndaluni
Se na keni trrullu trunin fare !
Ndaluni moj pak se ka punë edhe sh’pija
N’at anë t’ Danubit plasi nga inati kojshija!
A gjithë at mllef e keni në shpirt ?
E botës po i tregoni që padrejtësisht ju dënoi!
Po Europa plakë vizat që nuk ju jep
A mundet me ndalu suksesin që shkrep?
Kur shpërthen mllefi me aq sukses
Nuk ndalen as vizat as dreqi në thes!
Çilja derën , çilja se nuk ka kufi e viza që e ndal ,
Se yjet shëndrisin edhe mbi mal !
E ku kanë yjet kufij , shëndrisin kudo, pa leje dhe pa viza!
Edhe sa e bukur je moj rini e Kosovës, sa e bukur…
Hec hec oj Kosovë se yje ke sa të du’sh,
Me i përmend të gjithë ,më duhet kohë deri n’Krushë !
Lapsi im nuk ka kivet me i numru
Gjithë at rini që yjet I kanë zaptu!
Gjithë ata yje që kapluen qiellin ,
Po garojnë edhe me vet diellin!
Po ndalu njihere moj Kosovë me bijtë kreshnik
As turk as shkja votrën nuk le me ta fikë .
E ajo nana jote që mbas dore të ka lanë
Veç me ty mund të shëndrit, sepse ti je për te hanë ,
E dita me diellin e nata pa hanën
Njisoj si fëmiu pa babën dhe nanën!
E kuptojnë dikur at padrejtësi
Edhe bota ,edhe nana jonë Shqipni .
E fortë je ti Kosovë e fortë ,
Fortesat tua ,fortunat nuk t’i rrexuan
As vullnetin as rrugëtimet nuk t’i shkatrruan .
Anmik nga mbrenda, anmik nga jashtë
Je msu me jetu edhe në lloç dhe shtëpi me kashtë.
Edhe me bark untë, edhe pa ujë e rrymë
Din me jetu ti, dhe din me marrë frymë.
Kokën e fortë e ke ,nuk ka kush rrashtën që ta then
Por çdo gja që po ta grabisin, prap me at kokfortesi dhe inat, ti po e kthen.
Jo more, Kosova asht e fortë
Asht fortesë e armikut
Fole e votrës ,e mikpritjes dhe mikut!
Hajtë tash Kosovë edhe nji Oscar edhe ndalu pak ,
se po don me çmend ata matrapazat e tu!
Pusho pak ,
se si po duket ,me ata bijat e bijtë që po i lind ajo tokë e gjakut e lotit,
Sa shumë ke meritu ti tokë e Dardanit, Arbërit dhe e Zotit!
Ç’farë guximi ke o rini kosovare ,
Të lumtë, të lumtë , se nga mllefi nuk pate çajre !
Dyert e hekurit ke thy
Mos me iu frigu t’zezës Sërbi !
Ose me plas ose me shpërthy me merita
E gjithmonë mas territ nuk ka çajre pa dalë drita !
T’keqen, t’keqen ty anmiku
Që t’vrau por votrën s’ta fiku!
Po, po,Zoti vonohet, por i shef të gjitha !