Në gjum të ditës na ra bota .
E shkrepi fishekun një voglush.
Rrëzoi për tokë bukëpjeksin, këpuctarin, salonin e bukurisë, mishtoren, kafenenë pranë lumit, skijatoret në mal , zdrukthtarin,teneqexhinë , rrobaqepsin ,ambëltoren e rrugicës , dajren e shkusit, valixhet e pajës dhe dhuntisë ,dasmorët e pispillosur ,udhëtarët e qiellit me fluturime në hava, metropolet megalomane,funeralet e vetmuara….
Rrugëve herë trokisnin taket e këpucave herë binin të qeta. Prap dilnin në rrugë tak e tak ,tak e tak.
Vinte tallalli qytetit, jepte një urdhër dhe bota ndalonte frymëmarrjen.
Vinte prap një urdhër tjetër dhe të gjithë zgjoheshin.
Ora nuk ndalej. Jo për të gjithë.
Vetmija u rras në shtëpi, në kafene, në rrugë.
U rras thellë në shpirt !
Herë fikej dhe herë me frymën e tallallit ndizej përsëri.
Si të habitur të gjithë pritnim një urdhër të tallalit.
Sa me humor e merrnim të gjithë këtë shenanigan të shekullit.
Binim në gjumë , zgjoheshim në rrugët e fjetura të qytetit.
Zemrat qanin në qetësi . Kurrë bota nuk kishte trokitur me një zemër por me milion koka të habitura.
Si bletat, si zogjët e këputur, si milingonat e dheut herë mbi tokë e herë të palosura nën gjethet e vjeshtës.
Prej luanit ,voglushi na shëndrroi në buburrec.
Një dimër, një pranverë, një verë ,një vjeshtë ,dhe përsëri një dimër.
Tak e tak këpucët në kalldrëmin e qyteteve herë me shpejtësi e herë të lodhura nga tallali.
Se ç’farë do të na thotë nesër tallali qytetit ?
Herë me ngutësi me grabit pak ditë lirije, herë me frigë se çka sjell ditë e nesërme.
Çdo gja ndryshe por nuk u ndalë bota.
E shkrepi fishekun një voglush.
Ndryshoi botën, shkruajti historinë me plumin e shkrirë të fishekut zjarr.
Bota nuk ndalet nga historija.
Qytetet do të zgjohen, tak e tak këpucët do të ndëgjohen përsëri në kalldërmin e botës.
Lumi nuk e ndaloi drejtimin, dielli nuk e ndaloi ndriçimin, hana vazhdoi me dalë çdo natë , bota sillet….dhe ne do të rrotullohemi rreth botës . Do të ngutemi me kthy hapat e humbura.
Çdo gja do të jetë ndryshe, edhe frymën që marrim do ta paguajmë shtrejtë.
Nuk ishim mirënjohës për asgja .
Një voglush morri lapsin në duartë e veta…..
Shënoi një histori.
Të gjithë u friguan ,për veç poetit që bredh në kërkim të një botë ma të bukur dhe shkruan dhimbjet e zemrës dhe piktorit që me ngjyrat e veta e pikturon botën në kokën e vet ,ashtu si ia ka qefi dhe syri vet.
Edhe piktori edhe poeti ,të dy janë endacak të përjetshëm!
Në gjum të ditës na ra bota …por ne hecim të habitur , të dehur dhe të mpirë nga habija, pa e ditë se kur do të zgjohemi nga gjumi.
Ditët e reja, lajmet e vjetra.
Spitalet mbushen, tryezat boshtisen.
Në gjum të ditës na ra e gjithë bota me busollën që shkel meridianat e zbehura!