Urime bilbili Kosovës

Rrezet e diellit gjithmonë më kujtojnë detin.

Dalin disa ,depërtojë në qiellin gray të Londrës. Ikin dhe dalin sikur luajnë me ndjenjat dhe kujtimet e mija.E çeli dritaren dhe i lutem Zotit për pak diell. E dua shumë diellin, e dua sa vetvehten.Sot sikur më dëgjoi! Ditë me diell, ditë kur lindin bilbilat,dite kur shuhet zeri bilbilit. !

I coptoj disa qepë dhe po pregadisë një gjellë Ulqini.Më shkojnë disa lot! Jo ,jo nga qepa,sepse kishin qëlluar shumë kvalitet.Por nga mendimet,nga padrejtësitë e jetës,gjykimet,pa aftësitë tona për ndryshime ,për vet fatin.Për kvalitetin e kësaj qepe që as lot nuk të sjellë sepse është më kvalitet se vet jeta e nanave dhe grave tona! Ah edhe qepa e Londres e ka nji kvalitet ma te mire se jeta jone.

Dhe faji gjithmonë lind kopil! Nuk e di kënd fajson!? Vendin ku lind,apo vetvehten dhe shoqërinë që nuk bënë sa duhet dhe sa meriton ! Pra faji çdo herë mbetet kopil !

E re isha.E lumtur.Tepër bile.

Më kujtohet rrugëve për plazhë ku mes gjithave dallohej një zë. Përzihej me njëqind tjerë,por ky za për ςudi shkonte deri në qiell. A thua mendojsha,ky za po shtyhet me bilbilat e majit apo me kupën e qiellit.A thua thëret të gjitha rënqethjet e veriut dhe jugut,lindjes dhe perëndimit. E re pra isha.Haber nuk kisha për meritat dhe vlerat .

Me kambë zbathur,herë ulsha kokën mos vritem në gurë,herë ngritsha kokën në kupën e qiellit. As emnin nuk t’a dijsha!Sot e kësaj ditë zëri i qiellit më renqeth,sepse është i hyjneshave ! Dhe merre me mend unë as emrin nuk e dijsha at kohë.

Për Maria Callas kisha dëgjuar por jo për emrin tënd !? Jo sepse ishe më e re,por sepse ke lindur aty ku e çmojmë të huajin më shumë se vetëvehten.Derisa knaqesha me këngën tënde harrojsha me pyet për emrin,se isha e ngarkuar me emrat e atyre tjerëve. Dhe sa herë të degjojsha,me shkonte mendja se mos Maria Callas kish mësu shqipen dhe po e përsoste zërin.Këte e mendonte edhe Zhyliet Grekos, dhe shumë adurues sepse ky zë më dukej më i ëmbël dhe shumë më i bukur! Por  nisa të kuptoj që linde në vend dhe kohë të gabuar,edhe emrin më vonë e mësova! Derisa një dité më pyet një shoqe e nacionalitetit sërb “Kako se zove onaj vaš slavuj, predivan čaroban glas ? Hmmmmm ???? Nejse kryesore i dijsha emrat e atyre që i këndojshin viktimave të kohës dhe trojeve !

Dhe prap më kujtohet deti ! Era e nxehtë që frynte pa u ndalë,dhe zëri yt.

Thua në një bisede ne nje emision tv,se kariera yte ishte “si e një fëmiu që e hedh në det dhe nuk din t’ë noton! “

Dhe sot e dashur po mendoj.

Derisa këndojshe bareshën si i kishe hallet?

Kishe farë probleme në jetë?

Kishe dhimbje diku ,se sa për ato të shpirtit as nuk të pyet kush,se e di që i ke pasë! Deri sa zani bilbilit shponte qiellin,e vlersonte kush at dhuratë qe t’a fali zoti ?

Sigurisht se po,i kidhe dhimbjet e zemres dhe heshtjes si çdo shqipëtare !

A të neveriste  shpesh gjelozija dhe gjykimet e njerëzve të gabuar? Të pyeste kush derisa i knaqshe zemrat e shumë shqiptarëve se a je mirë ?A po vlerësohet ai zë i rrallë  i yti aq sa duhej ?

A thu sa lot sa herë ke derdhë në heshtje për vrazhdësinë e jetës dhe kohës ?

Kush i jep bareshës,fyellit,fushave dhe deleve bukurinë dhe jetën? Kush e ngrit shumë lartë melosin dhe vlerat e këngës shqipe ?Kush e pat durimin t’a dojë Kosovën aq shumë sa ti ,me të gjitha padrejtësitë që i bënë artisteve të merituar.Ti edhe shpesh nga modestija ke dyshuar  talentin tëndë.

Ke thanë sa herë paraja nuk të intereson.

Ke thanë se duartrokitjet dhe mirnjohja të pasurojnë.Nuk i the vehtes e madhe.Edhe  mua më vjen turp të quaj “E Madhe”, sepse ne edhe ato me trup të madh dhe gjatësi i quajmë ashtu.Për mu mbetesh unike,je gjuha dhe kënga e popullit,je bilbil,je me zemër të gjanë sa qielli,me durim të madh sa deti,me zërin e flutave magjike që arrin deri në kupën e qiellit,ulet në zemrat tona,dhe depërton deri në pafundësinë e kohës ! Të quajnë bilbil,mbretëreshë,fyti kristaltë,Ema Sumak,Primadona.

Je……dhe ke me qenë , rrnofsh sa bareshat, sa mali, sa fyelli, sa këngët tua !Rrnofsh sa durimi nanave tona !Rrnofsh se ti nuk vdes.

Linde në muajin ma të bukur dhe na e dhurove kengen e bilbilit.Pusho  e qetë se padrejtësitë jetojnë ne ferr,ne kete boten tone, dhe kurrë aty ku kendojnë bilbilat .

Scroll to Top