“Po pra “-më thojnë,”të duket ty,sepse është i yti!”
“Jo,është i bukur”-ia kthej!
“Po tjetër?” Ç’farë ka tjetër?”…. më pyesin.
“Eh “i them-“është shumë,shumë i vogël për madhështinë dhe historinë e gjatë që ka!”
“”Nuk jam historiane,nuk jam poete,nuk jam piktore,nuk jam këngëtare,nuk jam arkeologe,nuk jam mjeke,nuk jam artiste,nuk jam museum ,nuk jam vazo lulesh,nuk jam….jo,jo jam një shprazëtirë e pa kuptim ,tepër e vogël për një bukuri të përkryer !”
“Ç’farë e bënë aq unik,aq madhështor ,aq të dashur?”
“Ç’farë se bënë se”-i përgjigjem !
Vitet,mosha,historija,luftrat,dielli,deti,peshku,aroma,sunduesit,kapetanat e detit,trimat,legjendat!”
“Ku ka bukuri më të madhe për një metër katror më shumë se aty?
Ledhatimet e detit,luftrat me valë,muzgu me diellin që se ka bota,rana mjekuese!”
“Qetësija,sigurija,kafshatat e bukës me djathin dhe domatet që shija tyre mbetet në gojë edhe disa vite pas! Edhe kur e le dhe ikën shija mbetet e freskët. Fiku,ulliri,vaji ullirit,jepraku shega ,sherqini…..!”
“Eh eh sikur e teprove pak!”
“Jo ,aspak!”
“Sikur të jem historiane me vite duhen t’a tregoj historinë që nisë diku larg,shumë larg ! Aq e ka historinë interesante,me sfida dhe viktima,shpëtimtar të gjuhës që askush nuk e humbi edhe pse tentuesit shkonin e vinin.Pazaret hapeshin dhe mbylleshin në kurriz të shekujve por gjuha mbeti si vulë e shejtë e drejtësisë hyjnore!
Sikur të jem arkeologe në çdo thelësi të tokës do t’i zbuloja gjurmët e civilizimit do t’i gjejsha në tokën,ullishtën,guacat,gurin e Gjeranave,Kalanë,Meterizin,Limanin.
Sikur të isha poete vargjet për të as Naimi , Servantes ,Dickinson,Neruda,Kipling,Tagora,Rumi,Bronte,
Hemingway nuk i kishte thurë më bukur! Nuk do t’ndaloja lapsin të shkruaja poema për këtë plak të vetmuar dimrit ! Për këtë mbret që i vie shpirti me pranverën,dhe prap plaket dhe vdes dimrit! Dhe vet Sheherzada me 1001 net arabike do t’i shpëtonte vdekjes, sikur të kishte shkel në këtë vend dhe tregimet e saja kurr nuk do t’përfundonin. Dhe secili poet kishte vdekur nga kurreshtja me gjetë këtë vend ku historija nisë aty ku magjepsen edhe vet penda dhe lapsi .
Sikur të isha mjeke ranën dhe diellin do t’ju përshkruaja pa hiç hezitim si scriptin më efikas nga dora Zotit.
Sikur të isha këngëtare secila këngë do pëcillej me valët e detit !
Sikur të isha vazo të gjithë bukurinë do ia kisha mbledhur mbrenda meje që t’a vadis dhe mos t’a la at bukuri të venitet !
Eh,eh sikur të isha piktore!!! Një Perendim,një agim,dhe prap…..muzgu,agimi me qindra ditë po te pikturoja,asnjë herë nuk do të ishte e njëjta pikturë ! Secila pikturë do të mahniste edhe vet Picasso,Van Gogh,DaVinçi,Monet,Michelangelo,Klimt…asnjë valë e detit nuk është njësoj,asnjë fluturim i mjellmave as një betejë e anijeve. Anijen Gloria,dhe shumë anije tjera ! Pikturat e mija do te stolisnin universin me bukurinë time.Akvareli im do të ishte uji detit,rrezet e diellit do t’më shërbenin për korniza. Dhe çdo mëngjez,çdo muzg si një figurë stoike do te qëndroja mbi muret e Kalasë me ditë ,vite dhe shekuj! Do të pikturojsha pa u ndalë deri sa gjumi t’më merrte jetën! Ngjyrat e përëndimit të diellit i kisha huazuar nga Zoti,ndërsa erën e murranit e kisha hedhur mbi pëlhurë së bashku me ranën,guacat dhe shijen e jetës!
“Po piktor,piktor kënd e ka se?”
“Vet Perërnditë !
E ti pastaj ke guxim dhe më pyet ç’farë ka ky vend?Vend që pikturohet nga vetë Perënditë ?
Më thua ia teprove,më thua është i yti !!!
Ka shpirt,ka jetë,ka shekuj mbas vehtes,durim,sekrete,aromë,bukuri,beteja dhe fitore,buzëqeshje,dashuri!
Është arsyeja që çdo kush t’a vizitojë së paku një herë në jetë !
Është pikturë e gjallë,është pikturë në vehte !Është anije që lundron dimrit me vetminë dhe hallet e veta,verës e mbushur përplot me gaz,hare gjallëri në zemër ! Sillet rreth ishullit dhe ujdhesave , sillet reth vetvehtes si i vetmuar pa e vërejtë kush lotin që pikon i qetë !Sillet ky plakë i shkret sillet si lypsari në kërkim të thesarit të humbur!