Shiu

Tak,tak ,tak,

Si mëkatar lagë tokën,

Sikur qanë mbi gjethet e lagura,

Nuk me le të mbylli sytë ,

T’pushojë kockat e lodhura !

Tak,tak,tak,

Nuk ndalesh sonte si një orë e prishur,

Akrepat i hedh  mbi xhamin dhe terrin e natës,

I bie xhamit  në dhomën time,

Lagë ballkonin dhe fenerin e ndritur pa ndalë,

Si musafir i paftuar,

Gjumin ku ta marrë kur pa u ndal bie,

Me takat e këpucëve mbi tjegullat e rrokaqiellit të kuq të World’s End,mes Chelsea dhe Temzës si gjarpër,

As forcë nuk kam të dal të vallzojë me ritmin e pikave tua,

Gjumin ku ta marr?

Dëgjoj një zog  t’i përcjellë tik taket tua !

Gjumi ik fare dhe ritmet e natës si fantazma shtohen,

Edhe një zog tjetër,edhe një tik tak mbi llastrat e tullave të kuqe!

Vallzojnë gjethet e lagura,zogu dhe shiu,

Me ritmin e valles që bie dhe ngritet!

Ku ta marr gjumin?

Sikur t’i mbledhi ato pika shiu,

T’i fus në qypin t’i ruaj si kujtimet e natës !

T’i fus  në gotë dhe të dehem nga ritmi shiut!

Herë tik tak shiu,

Herë tik tak akrepat e orës!

Sikur më ftojnë në  vallen e natës të qetë,

Me zogun,me shiun dhe gjethet e lagura!

Tik,tak…..tik tak !

Herë  pikat e shiut ,herë akrepat,herë kockat e lodhura,herë qetësija e natës pa gjumë!

Një qyp i mbushur me kujtimet e natës ,

Një gotë me pikat e shiut,

Edhe një tjetër!

Sonte pa u ndalë ,

Hidhen ata pika mbi Temzën e baticave

Më mbysin,më mbysin ato pika se u lodha nga notimi mbi baticat dhe zbaticat e jetës.

…. Tik , tik shiu ….

….Tik tak ora….

Scroll to Top