Skip to content
Jam Ulqinak dem babadem,
Jam këtu ,jam më i parë,
Kam historinë e shekujve që fort më dhemb
Dua ta shpalos nga i imi thesar !
Bijtë e mi, e shikoni këtë lule,
Loton ςdo ditë nga syri im i vjetër,
Më thanë sa herë”atë kry ule “
Ose të rrënjosim në një tokë tjetër !
Mua , mua e dëgjut o Ilir ?
M’a qesin lotin kot më kot,
Stërgjysh, gjysh, babë e bir,
Lindēm këtu tesh e sa mot.
Mu , babadem ullirin plak,
M’kërcnojnë këto faqezitë,
Frigën nuk ia kam aspak,
Se si unë i shenjtë njëherë nëna lind!
Fëmi jetim më sollën këtu,
Dhe kur erdha Ulqinin zgjodha,
Këtë vend shumë e kam lakmu,
Historinë e juaj me shekuj dëshmova !
Plak jam s’kam kohë të vdes,
Historinë tuaj dua t’ju tregoj,
M’dëgjoni sa ende keni ca shpresë,
Jam unë ai që historinë dëshmoj!
Dëshmitar jam i historisë,
Jam qytetar,jam aq i vjetër,
Dem baba dem,pika zotnisë
Ulqinin zgjodha, dhe askend tjetër !