Drandofilja verdhë

Drandofile jam në shtëpinë e Zotit,

Më ka mjellë një dorë dikur kaherë ,

Kreshnike  jam  që si frigohem motit,

Mos m’ këput të lutem,por veç  më merr erë !

Herë ndriçon dielli herë  bie shi,

I pres të gjitha me durim gjitha i duroj,

N’oborr  t’zotit rriten dhe kurrë  s’kam mërzi,

Me aromën time të gjithë  i gëzoj!

Ashtu më mësoi trandofilja kuqe,

Kurrë mos me u ndalë me aromën tonë,

Vjollca,manushaqja dhe e bukura burbuqe,

Të gjithave na dojnë dhe aq na adhurojnë !

E verdhë  jam dhe shumë jam e bukur,

Syrin e njeriut e knaq edhe zemrën çdo ditë,

Herë venitem ngadalë herë  vij si një flutur,

Me aromën time dejen gjithë hyjnitë !

Scroll to Top