Nesër

Nesër,

Nesër do t’vie koha kur gjitha kështjellat,

Do  t’ngriten me plumbin e hekurt !

Nesër

Nesër të gjithë bilbilat do t’kendojnë me zërin e luftës!

Nesër ,

Nesër i gjithë qielli do t’shkëlqejë me dritën e zjarrit!

Nesër,

Nesër  planetat do t’lozin së bashku në gjakun e pafajësisë!

Nesër,

Nesër foshnjet do t’lindin me sy të monedhave dhe veç monedha do t’vërejnë !

Nesër,

Nesër e gjithë bota do t’verbohet,nëse ne sot nuk ia fshijme lotët!

Sepse nesër kështjellat duan t’ngriten me lulet e parajsës,

Nesër,

Qielli don t’shëndrrisë me dritën e shkendijave,

Nesër

Planetat duan t’lozin  tangon e dashurisë

Nesër

Foshnjet luten t’lindin me syrin e yllit,

Dhe boten t’a shohin si një zemer të madhe me aromën e bukës!

Mos të presim deri nesër ,se nesër bëhet vonë !

 

Scroll to Top