Prilli i shemtuar, Prilli i bukur

Sikur të kem fuqi,prillin do t’a ndaja pyrgjysëm!

Do t’a quaja Prilli Gjysmak,Prilli i bukur Prilli me pesembedhjete ditet e bukura !Prilli im !

T’i  zhduki nga kujtesa ato kujtimet vështirat dhe t’i kujtoj vetem lindjet  ashtu si vet Prilli që simbolizon hapjen e një stine të re.

Viti i ka edhe njëmbëdhjetë muaj tjerë por Prilli është ai që më rri karshi.S’e cka ky muaj që edhe më gëzon edhe më tremb! I çuditshëm .Taman nisi tmerrohem nga ky muaj,del diçka e bukur dhe ma ndrron mendjen! Dhe përsëri një ngjarje e hidhur,një kujtim ndarje ,një lindje.Ma trullon trurin fare.E du dhe e urrej.Dhe prap e du.Ditë dhe muajt e Zotit thojnë se janë të gjitha,ama pse ky bash ?

Nuk e di përse Ismail Kadare e zgjedh prillin e thyer. A thu prej dymbdhjetë muajve përse zgjedh Prillin?

Romakët e vjetër ia japën emrin latin Aprilis etimology tradicionale nga fjala aperire ” me çel”, që poashtu krahasohet me fjalën greke anix çelje,hapje,në pranverë për lulet dhe drunjtë.

Po ashtu besohet se emri vie nga hyjnesha ,Perendija Greke Aphrodite(Aphros). Ishte si muaji i dytë në kalendarin romak me 30 ditë.

Si muaj i katërt bëhet me kalendarin Gregorian me 29 ditë.Me reformën e kalendarit të Julius Caesar përsëri bëhet 30 ditësh.Gurlindjen e çmuar e ka diamantin që simbolizon sinqeritetin, pafajësinë.

Është i lidhur me shumë katastrofa dhe ngjarje historike.

Me 14 Prill fundosja e Titanikut,23 prill vdes Shakespeare,Atentat i Abraham Linkoln me 14 prill,poashtu me 4 prill plagoset dhe vdes Marthin Luther King.Me 20 prill lind Adolf Hitler.

Lidhet edhe me ditën e taxave në Angli ku 15 Prilli është dita e fundit e taxave.

1 Prilli është edhe dita e rrenave.Thuhet se viktimat e para ishin në Australi ku ditën e 1 prillit banorët e Melbourne me tu gdhirë panë se kerret e tyre ishin të mbuluara me qese plastike.Hipoteza aludon periudhën prej vitit 154 para erës sonë ku 1 prilli shënonte fillimin e vitit.

Me 1564 Mbreti Charles IX në kalendarin Gregorian vendos 1 janarin fillimin e vitit.Disa nga oborrtarët nuk e pranuan dhe talleshin.

Hipoteza tjetër lidhet me kalendarin Julian ku 1 prillin shënon rinovimin e tokës dhe jetës.Festohej me shaka,dhurata dhe festa.

Po ashtu të gjithë keni dëgjuar për legjendën “Plakat e Prillit.”Gojëdhënë mbi dymivjeçare ku moti pëson ndryshime të dukshme dhe pa pritura.Legjenda tregon që disa plaka me bagëtitë e veta  i ngjiteshin malit një ditë të bukur prilli dhe bërtasin nga maja e malit:

“Lamtumirë o dimër qafën e thefsh e dreqi të marrtë !”

Dimri hithërohet aq shumë sepse dëshiron edhe ai të respektohet si një fenomen i natyrës që është më i ashpër se gjithë dhe i kërkon shkurtit disa ditë hua :

“Shkurti im vëlla,

m’i jep disa ditë hua,

t’a ngrijë plakën kaça,

me dhi e dhen e gjithë çka ka !”

Plakat vdesin nga të ftohti.Besohet edhe sot se diku në malet tona gjindet një gurë në formën e Plakës ku buron uji dhe besohet që janë lotët e plakave.

Pra një muaj me plot ndryshime,ngjarje,legjenda.Por ç’farë mua më bënë t’a urrej dhe dua këtë muaj? C’fare kam une me prillin se ?

Shumë ndarje nga jeta në familjen e Samisë ndodhën në këtë muaj.Samiu humb vllaun e vetëm në moshë shumë të re dhe gjithë jeten e ti e përcjellë një kujtesë e hidhur që kurrë nuk i ndahej nga ai dhe gjithë familja tyre.Në Prill ndrroi jetë edhe vet Samiu pas shumë viteve të vllaut vet.Baba im vdiq në prill.Në prill 1992 ishte dita e fundit kur u ndamë nga pragu derës tonë në Sarajevën e bukur.Dahet nga jeta sot me 23 Prill shoku fëmijërisë i Samiut dhe mik i  familjes tonë . Disa plagë tjera qê dua t’i fshijë nga kujtesa. dhe bile nuk kam fuqi t’i permendi…

Por Zoti është i madh.Aq sa çon keq çon edhe bukur.Shumë lindje në familje poashtu .Muaji Prill është muaji ku ma së shumti kanë ditëlindjen dashamirët e zemrës,shumë antar, nuse,nipa,mbesa,kunata,shoqe të dashura.Edhe Snickers i jonê lindi në prill.

Zot të falem nderës që i then gjitha ligjet e territ dhe tregon që ka edhe dritë e shpresa.

Té falem ZOT nderit për gjithë këto lindje, sepse kush e kishte duru peshën e rëndë të Prillit !?

Zemra nuk është gurë, as shkëmbë edhe ti vet e din i plotfuqishmi Lartemadheri …

Scroll to Top