Kalaja bukur mbanë sekretin tëndë

Po fle i qetë nën dritën e hanës ,

Të ledhatojnë valët e padrejtesisë .

Ke plakun,ke detin, ti mbret  i lashtë!

Po hesht sonte,ke heshtë me shekuj!

Valët ngrisin zërin për ty,

Po askush nuk e kupton zhurmën e tyre!

Kalaja bukur mban sekretin tënd,

Guri Gjeranave të mbron,

Meterizi të bën hije ,

Ullishta plakë të këndon.

Dhe percillet me harfën e historisë!

Shpalose sekretin që e ke në zemer!

Çe do atë bukuri hyjnore qe e ke???

Kur gjithë po flejnë?

Çe do atë bukuri Ulqini im ,çe do?

Po të shkelin,përbuzin,përlotin !

Po hesht,edhe sonte po hesht!

Heshtja jote po vret !

Dhembja jote u ndëgjua,

Në Londër,

Në zemer fshama jote e rëndë,

Po ç’farë bën zogu me krah të këputur?

Merr lapsin  shkruan,dhe asgjë tjetër.

Po hesht o plak i thinjur,

O mbret i detit, po hesht!

Ulqini bukur! Ulqini shejtë !

Ma ço at kokë lartë se veς ashtu të ka hije.

Scroll to Top