Dëshmitarë i shekujve

Ti mbret i trojeve tona,

Dëshmitarë i shekujve,

I pa fjalë e hije rëndë,

Edhe këtë vit ia del,

Si çdo herë që ja ke dalë.

Ai Zot që të bekon,

Dhe ta fali at bukuri,

T’ka hasret dhe të mbron

Edhe sonte o madhi Zotëri.

Je legjendë e përgëdheljeve,

Që me shekuj të lëmojnë,

Je vigan i çdo fortune,

Dhe çdo halli që t’rëndojnë.

Je ninullë e djepit tim,

Je kujtim me çelës t’arit,

Je foleja me përmallim,

Je durim nga hymnera e hallit.

Mos ma ul at kokë ore Zotëri,
Kohra të vështira ke kaluar edhe më parë,
Nuk të ka hije e gjithë ajo mërzi,
Vijmë vitin tjetër s’ka kush na ndalë.
Kraja, Shestani dhe Ana e Malit,

Presheva ,Kosova dhe Dibra e Madhe,

Ulqini, Zadri, dhe biri i Skraparit ,

Të dërgojnë një  letër me vrapin e një sorkadhe !

Scroll to Top