Udhëtimet në rrugët e mëndafshitBy vildanadibrazhubi / April 20, 2017 I thotë hana tokës, Sa e bukur jam, I thotë toka hanës,je ndriçim i botës, Zemër,shpirt të kam ! I thotë qielli detit, Perri je për mu, Ke bukurinë e mbretit, Ah sa shumë të du ! O ti det qe m’ke peshk ari, Të kam pasqyrë unë qielli yt, Zemra me rritet sikur mali, Sa herë n’ujrat tua jam zhytë ! I thotë dielli yjeve, Ç’farë bëjë unë pa ju, Dritë i japim pyjeve, S’bashku botën kem ndriçu ! Yjet shkrihen fare, Nga levdata e diellit, Diellit i vie marre, Nga dashurija qiellit ! Toka plasë nga malli, Nga gjithë kjo bukuri, Fort na e zu halli, Cilën me zgedh nuk di. Toka ,qielli hana, Deti ,ujet si Perendi, Si hyjni që lind nana, Të mahnisin me mrekulli ! Ranë n’dashni hyjnore, Jetojnë n’harmoni, Hecin dorë për dore , Sa ju kam lakmi ! Hecim nuk i vrejmë, T’i gëzojmë nuk dijmë, Ato janë për jetë, Neve shkojmë e vijmë ! Mëndafsh i kanë udhëtimet, Jetojnë sa vet jeta, Me të bukurat kujtimet, Nga adhurimet e veta ! Adhurojnë njëra tjetrën, Hana diellin,dielli tokën, Yjet qiellin edhe detin, Deti vehten dhe gjithë botën !