Thojnë qingji i butë i thithë dy nana,
Kjo aspak nuk vlenë për Ulqinin tim,
N’terr e lajnë sikur mos të ishte hana
E lajnë të mjerë e lajnë si një jetim!
E shtrinë dorën lutet i mjeri,
Mos ma shkatrroni bukurinë,
Petkat e mija këtu m’i qepni,
Përse nga jashtë të tjerët t’mi bijnë !?
Më bijnë të ngushta ato t’mallkuara,
Mi preni ju vet more Ulqinak,
I dua të bukura,i dua t’kulluara,
Se jam i bukuri,Zotëriu plak !
Deri kur të vishem me rrobat që vijnë,
Nga pragu i kishës si gjynahqarit,
Lereni bijtë e mi ,vet le t’mi bijnë,
Më leni rehat nga hesapet e pazarit!
Mjaftë e pata me ato gërshanë,
Që prejnë për qefit kojshitë përtej,
Mu Zotërinë e vjetër rahat s’më lanë,
Shtyju përmas e shtyju andej!
Në mramje kapuçin e budallës ma vejnë,
N’ mëngjez ma ndrrojnë si i don qefi,
Mas dite një thes përsëri ma blejnë,
Sepse qingjat e butë aty i gjeti !
Më vishni ju lutem si më ka hije,
Me rrobat e shekullit dhe bukurisë,
A keni mend,a keni vetëdije
Se jam zoteriu i Perëndisë!
U lodha nga durimi dhe qaj me lot,
E du veç petkun që më takon mu,
Mos rrini të heshtur me vite dhe mot,
Më stolisni ashtu si e kam meritu!
S’qenka e vërtetë kjo përalla e qingjit,
Se unë pa thithë dhe pa dy nana mbeta,
Dora e gjatë e ujkut dhe ligjit,
Me len mu pas,se ka hallet e veta !
E shihni si gjethI nga bukurija thahet,
Përballë me gjethe jeshil tjetri më rrin,
Me ju o bijtë po i qaj hallet,
Mos leni të shitet i juaji Ulqin !
Mos m’leni me qa ,i juaji jam,
Dora e huaj kurrë s’të bënë rahat,
Ma ktheni sharmin e bukur,që kam,
T’më leni mbas dore është shumë mëkat !
Ju n’pazar që më qitni s’ju falë
Kush po mendoni që jeni o Zotëri ,
Jam Ulqini dhe gjithmonë ia dalë
Mos ma mbyll pragun mos më le pa shtëpi !
Shit tokën tande shit pragun tand,
Mos bën pazare në kurrizin tim ,
Jam flori jam dukat anë më kand,
Por me lot po qajë po kërkoj shpëtim !
Të gjithëve ju baftë mirë kafja kudo që jeni, kalofshi nji ditë të bukur 🌞