Befasitë e bukura

Vjen dikush troket mbas dere,

Se ke parë me ditë dhe muaj,

Çele derën moj ti lule vere,

Sonte vi nga toka huaj !

Mos u habit se ne arritëm,

Befasi ma t’bukur për ju nuk ka,

Çele derën ndize dritën,

T’lutem nga gëzimi mos nis me qa!

Jam unë moj goce,moj familja ime,

Ferkoi sytë dhe m’shiko një herë,

Nuk je n’ëndërr as nuk je n’kujtime,

Ju erdhëm në prag t’ju sjellim pranverë !

Lum e lum se ç’gëzohet shtëpija,

Nga befasija sillen të gjithë vërdallë  

Kur vjen nipi edhe e bija,

Sonte s’ka lot,sonte s’ka mallë!

Veç derën ma çelni e gjithë gëzohuni,

Befasinë e bukur e keni dhuratë,

Sonte me neve gjithë çmallohuni,

Erdhëm me ju pa, nga një rrugë e gjatë!

Merrni valixhen se jam lodhë nga rruga,

Afrohuni njëherë t’ju marr pak erë,

Sonte sa shumë u gëzova e lumja,

Ju solla gëzimin ma çelni atë derë !

 

Scroll to Top