Familja është gjaku që rrjedhë,zemra që rreh,fryma që marrim.
Të gëzon,ta knaq shpirtin,të hidheron,të përvlon shpirtin,të fërfllon për tokë,të ngritë lartë,frymzon,merr dhe të jep jetë.Ligj i jetës.Ligj që thehet dhe aplikohet sipas ndjenjave dhe situatës .
Nuk i zgjedhë ,lindim me ta ditën kur lindim edhe vetë .
Fëmijët tonë baba,nana,vllau,motra ,nipa,mbesa ….
Edhe kur hidhërohesh,shpirtërisht dëmtohesh zgjedhje nuk ke. Nuk mendon kurrë të zgjedhësh dikend tjetër në zavendësim.Por zgjedh si është mynyra më e lehtë e zbutjes emocionale.Është një ylber që del mbas ditës me shi dhe zbukuron qiellin me ngjyrat magjepse që kurr nuk e zotëron por gjithmonë i mahnitesh.Janë aty me gjitha veset dhe virtytet e veta !
Pa kompromis, me gjithë fatin dhe paketimin që ta dërgon Perendija !
Kur të lëndojnë, vdes dhe i merr ata lëndime me vehte.
Por Perendija na dërgon edhe ata që mund t’i zgjedhim.Perendija mendon për çdo imtësi të jetës tonë e që ne nuk i vërejmë fare nga ngutësija që jetojmë me jetu jetën! Harrojmë,nuk vërejmë !
Na hedh në një bahçe me lule!
Na hedh në bahçen e miqve dhe mikeshave!
Na hedh në një kaçile me lule.
Ato na i dërgon Zoti si dhuratë,si bekim,si zgjedhje.I zgedhim vet.
Na i dërgon,rastësisht ,me qellim,pa qëllim,kur kemi nevojë,kur s’kemi nevojë fare.
Na i dërgon shumë hejret,atëherë kur mësojmë hapat dhe fjalët e para.Vijnë në horizontin më të gjërë në jetën tonë dhe mbesin si një tren i vjetër që hyjnë e dalin si udhëtarë të pangopur nga udhëtimet e jetës.Vijnë pra shumë,shumë hejret dhe mbesin në ditarin e jetës tonë.
Disa mbesin për jetë. Ik,largohesh dika dhe kurrë në jetë nuk i sheh më.Por disesi ata mbesin të gdhendur në trurin tonë.I kujtojmë dhe çdo herë një buzëqeshje e ëmbël shoqërohet me ato kujtime .Dhe sa herë që i hapim dritaret e kujtimeve ata hyjnë si ajri pastër në mushkritë tona .
A thua ku janë,si i kanë hallet, a thua i kujtohem apo më ka harruar? A thu cicërrimat e zogjëve dhe parajsa e gjelbërt e Gjeranave i kujtohet ? A thua fytyrat e embla të prindërve të mi dhe mikpritja bujare e tyre i kujtohen ndonjë herë? A thua …..sepse mua më kujtohen familja bujare e sajë, fytyra e sajë e engjulit,sytë e gjelbërta si të gjethit që dridhej nga era e lehtë me një dhimbje që çdo herë e mshihte në zemrën e sajë të njomë.Eh sa shumë e shkreta kishte për të treguar por me sytë dhe heshtjen i sqaronte të gjitha !
Pastaj vie shoqërija e bankave shkollore. E rinisë . E ditëve ku brenga më e madhe e jetës është një dysh apo një pesë ? Një sy që të shikon me adhurim apo nuk të vëren fare dhe nuk të përfillë aspak.Thjeshtë,i pëlqen dikush tjetër.Ata ditë ku sekretet tua i din e gjithë klasa sepse nuk ia ke idenë se si ti msheh ndjenjat e sinqerta .
Vie e rritet zgjidhja . Vijnë ditët studentore. Shoqëri e re ,qytet i ri,ndjenja të reja. Ata miqtë e vjetër aty ende i ke. Letrat,kujtimet ,malli .Nuk ikin nga ti.Numri rritet,kujtimet mbesin të vulosura.Ikin edhe ato ditë.
Vijnë shoqerija e familjes.Ndanë hallet,recetat e kuzhinës,filxhanin e kafes,netët pa gjumë,guston për teshat dhe mobiljet e reja. Një ditë se si ikin edhe ata veç të rrahurat e viteve e dijnë. Dhe ashtu me radhë ,jeta vazhdon miqt hyjnë dhe dalin nga jeta jonë kush me bileta të paguara kush falas .
Është edhe ajo që e thërasim ne ulqinakët
“ miq farravije “ pra.
Veç kur kanë nevojë.
Dhe neve që lamë vendlindjen na erdhën edhe ato ku rëndon jeta. Aty ky jeta y kthy prej fillimit. Aty ku u desht të mësojmë edhe një herë hapat e parë dhe fjalët e para.Aty ku të gjithë kishim një mall gjigant sa vet zemra.Njofton kudo,dhe gjithëkend. Vjen pra ajo miqsi që sjellë kokën se vetëm e vetëm dëgjove që dikush flet shqip.Ose edhe pa e çel gojën aspak e di që vjen dika nga ato trojet e zemrës tande. Sillesh dhe e përshëndet. Nuk të intereson kush është,nga cili vend vie .Ata që edhe behen si familje dhe nganjiherë harron që nuk i ke familje fare .T’u gjetën kur e pate më vështirë në jetë dhe familjen e kishim larg .Dora ndihmës vie shpesh herë nga ai që e ke afër me hapa vrapimi. Bëhet vonë deri sa arrinë ai i gjakut.
E kështu me radhë në jetën time miq e mikesha u mblodhën si një buqet lulesh.Pra shoqërija është për mu si lulet. I zgedhi sipas qefit . Ashtu edhe duhet të ndodhë me shoqëri. Ose i ke për merak ose rri vetëm.
Ose i kam per merak ose nuk i kam aspak .
Ka në jetë njerëz që shumë të dojnë, por asesi nuk të kuptojnë.
Të plasin kur ti pret pak mirëkuptim momenteve të vështira por vetëm e vetëm që e di që të dojnë, ti prapseprap I mbanë në jetë.
Ka të tjerët që edhe nuk je aq afër por të kuptojnë sa e sheh fytyrën tënd dhe të thotë “ të kuptoj shumë mirë mike.”
Ka pra, ka…..
Disa janë evergreen! Mbesin gjithë jetën edhe kur je larg tyre. Disa janë si trëndafilat,ju vie aroma janë të bukura por shpejtë veniten dhe kanë sezonin e shkurtër.Disa janë kur ke nevojë dhe gjinden çdo moment pranë teje. Disa janë arka me dry,e flet dhe aty vdes ajo fjalë. Disa që lotët ti sjellin në sy nga i qeshuri dhe momentin kur je me ta të duket e gjithë bota e bukur. Disa shumë pak rri me to,po të duket që i njeh gjithë jetën. Disa me aromë,disa me ngjyra,disa veç të gjelbërta. Disa edhe si përngjajnë luleve fare .Janë të lezeçme si putarkat e kublave,i vie era por t’i kande dhe janë shumë të shijshme vetëm t’i kalosh disa çaste të lezeçme me to dhe aq . Disa janë si familja e luleve carnivorous që vijnë me një mekanizëm special e mbyllin sekretin dhe e mbysin për jetë .Disa sikur unë që pata fatin të kem edhe shoqe të jetës .
Vjollca,trëndafili,jorgovani,tulipani,manushaqe,rozmarinë ,orhidea ,jasmina ,aloa vera ,dahlia ,angjelika,balsami ,gerbera,
lulebora,gladiola , levander alstromeria ,luledielli ,magnolia ,zambaku ,amaryllis ,geranium ,allium,……
Disa mbajnë më gjatë aromën,disa gjethin disa gonxhet,disa lulet.Disa lulzojnë gjithë vitin.Disa ktu aty kanë ndonjë gjemb por nga lulet dhe bukurija nuk i dallohen.
Vijnë me sezona .Unë vet zgjedhi cilën e ujisë për jetë.Peshoj të mirat dhe të kqijat.Zgjedhi vetitë e mira të këqijat i ignoroj.Ia nisi së pari nga vetvehtja që nuk jam aspak perfekt dhe aty ia nisë e gjithë drejtësija e miqësisë.Në zgjedhjen dhe gjykimin e drejtë.
Vijnë me gjeneratë që të kujtojnë çdo gja që ti harron dhe ti i kujton ata për çdo gja që ata harrojnë . Qeshni me lot së bashku për çdo kujtim.
Vijnë me mosha. Janë ata që janë ma të ri se na dhe kur rrijmë me ta e ndjejmë vehten ma të ri dhe e shohim që mosha hec por zemra nuk plaket kurrë , dhe shpesh ndihemi sikur jemi moshatar. I jep aty ketu ndonjë këshillë të jetës, jo pse je ma i mençëm se ata por pse i ke kaluar disa përvoja para tyre. Dhe e di që edhe nëse një herë nuk të kuptojnë, vjen dita që e marrin vesht at keshillë.
Disa janë me vite ma të vjetër në moshë dhe ata dalë ngadalë i humbim, disa vdesin, disa nga memorija. Por gjithmonë i respektojmë dhe i mbajmë mend këshillat e tyre….
E tesh shoqet e mija ,nëse më pyetni se cilës lule i takoni mos më shtini në zorë, ju them që secila e keni vendin e vet sepse zemra si organ nuk është e madhe ,por për çudi së bashku me trunin zejnë gjithë botën dhe gjithë historinë mbrenda vehtes.Lule ju kam sepse hithat i largojë para se më djegin dhe kam pas fat gjithmonë në jetë të sillem vërdallë me aromën e bahçeve të Parajsës.
Por ama ma të mirë janë ata që janë si lule dielli!
Të shëndrit shpirti kur i sheh . Qofshin familja apo qoftë shoqërija .
Mik dhe dashamir i mirë është ai që e sheh gardhin e oborrit tand të thyer,por e ngreh kokën me adhurim me shiku lulet e oborrit tand, dhe nuk e vëren fare gardhin e prishur.