E mjera moj gojë që s’rri rahat
Shumë shet mend e jep këshilla
Të gjithë i sheh por vetvehten aspak
Gjithmonë të duket je vet ma e mira
Sot kur të gjithë aq shumë po dijme
Kam një lutje dhe t’vetmen dëshirë,
Vitet e pleqerise qe ngadale po me vijne
Ju lutem m’kurseni nga çdo këshillë .
S’është truni hekur as s’është çelik ,
S’duron këshilla për çdo ditë,
Merr mësim nga i vjetri mik,
Që gjitha i la , dhe iku pa pritë !
Për llogari une kam veç Zotin
Përse o mik llogari me të dhanë
Ma di hallin apo ma ndal ti lotin
Ti ujë m’jep apo me bukë më mbanë ?
Mos fol shumë e mos fol pak,
Mos ha ëmbël e mos ha kripë,
Mbylle gojën vëri kapak,
Se veç atëherë do shohësh dritë!
Mos vesh kuq e mos vesh zi,
Mos lyj sy e mos lyj vetulla,
Mos qesh shumë,mos fol n’kllapi,
Mos ha pite mos ha petulla!
Mos shpenzo,por as mos kurse,
Mos shetrit,mos rri në shtëpi,
Mos msheh shumë ,mos pyet kurrë pse,
Mos jeto ashtu ,se nuk të rri !
Ububu se ç’duron truni,
Turbull bëhet si ujë me kos,
Mundohem me fjetë dhe s’më ze gjumi,
Veç m’përsëritet fjala “mos kështu moj, mos ”
Hajde hajde i dashur marifet,
A për botën unë duhem t’jetoj,
Ndërgjegjja ime deri sa t’jetë,
Fjalë e hallkut n’djallë le t’shkojë !
A hec kush me vrapin tim
Më vet kush si e kam hallin ,
Jem e lumtur apo n’vajtim,
Ose më qajnë ose më tallin !
Sot jam unë nesër mund t’jeshë ti,
Devër devër sillet dyrnjaja,
Çka ka vegshi veç luga e di,
Sot mërzija nesër sefaja!
Jeto jetën ke veç një jetë,
Veç ndërgjegjen ta keshë të shejtë,
Vet njëqind bënë si të duash vetë,
E shkurtë është jeta,ikë shumë shpejtë !
Grabite ,duaje çmoje pa masë,
Fjalët e kota le ti hanë toka,
Të keqen askuj mos ia përplasë,
Se rrotull,rrotull sillet bota !
Mos me demto dhe te la rahat ,
Nuk te demtoj dhe te la te qete ,
Mbylle gojen veri kapak,
Ne dac nje dite me vdek i qete.
Hesapet n’këtë botë çdo kush i lanë,
Veç për vehten dhe askend tjetër,
Besa edhe atje kur t’shkojmë n’at anë,
Nuk t’kursen as miku i vjetër !