Ju kujtohet ajo thënje e famshme bukë, krypë dhe zemër ?
Fjalën më të bukur që e kemi ne dhe që ende mbanë një kujtim të fisnikërisë tonë . Këtë fjalë e kemi si gurin e çmuar ,si Kuranin apo Biblën.
Ne gjeneratat pak më në moshë e dijmë shumë mirë se çdo ftesë që nanat tona ia kanë bërë musafirit ka qenë nga zemra.
– Urdhnoni në kanakun tonë , bukë , krypë e zemër.-
Buka isht gatuar nga mielli i arave tona me duart e fisnikeve tona, krypën e kemi pasë nga Solana jonë me bollyk,nga baballarët tonë, kurse zemrat bujare kurrë nuk na kanë munguar.
Fundi i gushtit ishte koha kur të gjithë e pritnin bereqetin.
Sezona turizmit niste me arrit fundin dhe ia niste sezona krypës.
Dhe si u krynte krypa niste ullishta. Bujaret dhe babat e jonë si bletat punëtore na i mbushnin shtëpitë.
Më kujtohet me shumë mallë kur baba im dhe shumë baba tjerë ulqinak bukën dhe bollykun në shtëpitë tona na i kanë sjellë nga Solana ose Hotelierija që mburreshim ne Ulqinakët me të dyjat .
Sot Ulqinit i mungon edhe njera edhe tjera .U zhdukën dikah si hije të dyjat.Ikën dhe a lanë vendlindjen.Kush na i morri ? Ku humbën ?Mburrja e ulqinakut se ku mbeti veç një Zot i madh e din!Ëndrrat mbetën veç ëndrra si duket.
Kush t’na zgjon prej gjumit? E kush tjetër për veç vet Ulqinakut! Vetvehtja jonë. Uniteti dhe interesat e të gjithëve,kurrsesi personale sepse vie një ditë kur fëmiu ynë mallkon që kemi ndej në gjumë .
Baba im punonte në Solanë ,sa herë na i sillte ngjarjet me vehte dhe ende i kujtojë me shumë mallë.Aq shumë fliste për ato ditë që shpesh më duket që edhe unë kam punuar një kohë aty.Bile sa here edhe më ka marrë me vehte. Kujtimet mbesin të gjalla dhe fytyrat e shumë punëtorëve ende më kujtohen. Me aq mburrje e mblidhnin krypën për sofrat tona. Bardhesija e kripës me dukej si e borës.Ne e dëshironim borën shumë sepse nuk e kishim. Dhe shpesh ajo bukuri e krypës zavendsohnte borën.
Më dukej ajo bardhësi e krypës si frymarrja ,buka e gojës time,si vet jeta.Ajo bardhësi shkëlqente. Ende shkëlqen në kujtimet e shumë ulqinakëve.
Ishte mburrje e atyre që punonin aty .I kishin kujtimet më të mira të jetës ,dhe rrallë herë ankoheshin për punën e tyre të palodhshme.Ishte si një shkemb i paluhatshëm. Ky gurë i krypës sot po i mungon shumë Ulqinit ..
Fadili, Ibrahimi,Skenderi, Remzoja, Agimi , Fadilja,Ismeti,Sani,Selimi,Nazi,Fuati,Jenuzi,Qemali,Abdullahu,Vildana dhe shumë emra tjerë që gjithmonë më lidhen me vet kryporen dhe fytyrat e tyre mbesin për herë si simbol i ati vendi ku jo veç njerëzit por edhe zogjët e donin aq shumë. Zogjët po kërkojnë çerdhen e tyre . Solanën tonë.
Shpesh herë më kujtojnë ata zogj në vetvehten kur u deshta me ikë dhe lanë folenë time. Sot e kësaj ditë unë shoh ëndërr që një ditë kthehem në folenë time .Me ta lëkund dikush at fole nuk falet. Fluturojnë mbi qiellin dhe detin e kaltërt si një bukuri hyjnore ato shpez dhe çuditen që dora e njeriut ia morri folenë e tyre dhe kafshatën e gojës qindra fëmijëve ulqinak . E ku mund ne të kuptojmë zogun që qanë mbi qiellin e Solanës me dekada dhe lotët e tyre bijnë mbi tokën e krypës si lutjet që shkojnë si thikat.
Ishte kohë e artë.
Falë Zotit aty gërshetoheshin veç interesat e kafshatës gojës e kurrë një herë konfliktet politike apo raciste . Fryma dhe jeta që e mbanin të gjallë ishte vullneti , sinqeriteti që gjithmonë ishte i përcjellur me humor dhe dashuri mes punëtorëve.
Sot Ulqinakët i merr malli për të dyjat.Nuk e kanë borën , nuk e kanë krypën e bardhë si bora as Solanën .
E kanë diellin,e kanë detin dhe gjithë bukurinë e Perendisë….por atë që shumë e duan nuk e kanë dhe sikur dikush nga gjelozija i thotë ….eh edhe ju po shumë kërkoni!
Anthony T. Hincs thotë kur thithni ajrin, shijoni krypën dhe valët e detit prekin këmbët tuaja atëherë vërtet e dini që po e shëjoni jetën.
Ulqini po i shijon valët ,e shijon ajrin e pastër por po i mungon e kaluara.
Ajo e kaluar që ne e kujtomë me mallë dhe lot.Mos Zot e ato lot i ndalë dikush ,se vërtetë atëherë vdisni nga malli me ju marre malli.E dini ju që edhe loti ka krypë ?
Shoku im i vjetër E…..nga Ulqini thotë , se na jabanxhitë jemi fatlum që kemi mallin, sepse Ulqinakët i merr malli me i marrë malli!
E unë them që ne nuk jemi edhe aq fatlum se shumë krypë kemi derdhë me lot .
Sa për fatlum mund të them që është qyteti im . Të gjitha i ka për veç….. eh ajo që i mungon të bukurit tim është veç uniteti !