Light it up Blue

Dua t’ju tregoj një tregim të bukur,ashtu si di unë,nga zemra.Me plot dashuri por ndoshta ju nuk më kuptoni.Nejse ,unë provoj,se ashtu jam unë.Provoj çdo minutë .

 Isha ende pa lindë. Gjithë shtëpija ishte në këmbë nga gëzimi.Teshat,këpucë,çorapë,biberona ,kapuçat ,dorëzat …. edhe pse ishte vapë .Libra edhe pse germat ende askujtë nuk ia  premtova zërin tim të heshtur. Lojra të ndryshme .Në krye të dhomës një kosh i shtruar me kambrik,  në anën e krytit i gavruar me motive të ndryshme,me zogj  dhe yje,ndërsa nga këmbët me gjitha lulet e mundëshme .Bardhësija e kambrikut t’a vrante syrin.Pak më tej një krevat I drurit i mbështetur afër një fotografije me kornizë syrmi,ku e gjithë dhoma shkëlqente nga shikimet e të dyve,poashtu me bardhesi bore të bukur që ishte i gatshëm të priste një krijesë të veçantë. Ngjyrat e teshave ishin të ndryshme,nga të gjitha ngapak. Dominonte një motiv në të gjithat.Zemra të kuqe,të verdha,jeshile,të kaltërta. Zemra aq shumë sa që vet shtëpija kishtë marrë një formë të zemrës me ngjyra ylberi. Të dukej çdo gjë si një ëndërr e papritur por unë ende nuk u nguta se mendohesha a thu ju e dini .I gëzohesha pa masë gjithë ati ylberit të ëndrrave por ende nuk kisha guxim. A thu kush jeni ju ?A thu bota juaj do të përqafojë botën time.

Derisa ajo lëmonte barkun e sajë me plot dashuri dhe naze,unë ngapak frigohesha se mos dikur një lot mund t’a shkaktojë në jetën e sajë. Nuk më ngutej të drejtën e tregoj. Më duhej ca kohë ,se nuk ishim njësoj. Eh çdo gjë që është në pakicë ,është unike,delikate e veçantë. Por se dini ju ,nuk kuptoni shumë nga ne. Nuk ju urrejë,Zoti na ruajtë ! Ju veç kuptoni ndryshe nga unë !

Por erdhi koha . Frigohesha aq shumë për te. Zot shpëtoje. Zot shpëtoje njeriun që jetën ma fali, njeriun që me mua do të udhëtojë çdo minutë të jetës së bashku me mua. Zot ruaje personin që  çdo rrahje zemre e imja është pulsi dhe jeta e sajë. Zot  ruaje sonte këtë natë pranvere të bukur atë që ende pa lindë ia dalloj zërin e sajë në mesin e gjithë Universit. Dhimbjet dhe kokrrat e djersës sajë aq shumë më lëndonin zemrën time të vogël at natë. Çirrej nga dhimbjet por asnjë minutë nuk ndalej t’a lëmonte barkun. Zemra i këndonte edhe pse tingujt humbeshin atë natë pranvere diku në dritën e hënës .Përziheshin dhimbjet me lotët e gëzimit dhe nuk më kujtohet përse një zog u ndal papritmas  dhe ndërpreu këngën i habitur nga vaji im. Takova fytyrën më të bukur atë natë.Dora që ledhatonte ishtë butësija e gjithë Zotrave. Unë ende lutesha ,tani për të dy ne.Lotët e gëzimit sajë më freskuan atë natë pranvere. Buzëqeshja i përngjante veç bukurisë sajë,sepse diçka më bukur mendova që nuk kishte. Kisha të drejtë .

“Mirë mrama” i thashë.

I hapi sytë e habitur nga gjithë dashurija që e kaplonte.

“Më don ti mua”- vazhdova .

“Au ç’farë pyetje ,ma ktheu ! Ty dritën e syve të mi ?E si nuk duhet zemra kur shkëputet nga trupi? E si nuk u dashka jeta,fryma,shpirti e gjithë një krijesë që u shkëput nga unë dhe jeton në ty ? E si nuk u dashka vetëvejtja që është më e bukura më e mira më e dashura se vet unë ?”

“Po po ,por unë nuk jam si ti,e kupton ti ? Nuk jam si vllau,si motra,si kushërinjë dhe shumica. Ne nuk vijmë në tufa delesh. Ne vijmë një nga një .Të rallë si diamanta.  Shëndrisim por njerëzit aq verbohen nga shkëlqimi ynë sa nuk na shohin. At që ju shpeshherë nuk e keni të sinqertë dhe nga zemra ,ne e kemi të kurorizuar. Kur e shtrijmë dorën ne i lutemi Zotit, diellit gjithësisë. E shtrijmë dorën e zemrës. I lutemi njerëzimit të vijë në botën tonë ! Në botën e spektrit magjik.Në botën e durimit !”

 Një lot i madh i doli nga syri që vizëllonte si yjet e asaj natë pranvere.

 Më morri për dore mu diamantin e rallë në formë zemre,të vogël të dashur  dhe nisëm rrugëtimin në rrugën e gjatë të vështirë me plot ferra anash por përpara me plot drandofila dhe aromë nane !  Ajo i tregon botës se ne nuk jemi ndryshe ,e ju që mendoni ndryshe Zoti ju ndihmoftë !  Unë dhe ajo ende udhëtojmë ,ajo hiç pa u lodhur ,unë hiç pa brenga se ju një ditë mund t’më lëndoni ! Aroma e saj e vret syrin e keq ! U nisëm për në shtëpinë time ku të gjithë pritnin me padurim që unë t’ia tregoj tregimin tim për atë që udhëton me hapat e mija,merr frymë me mu,dhe flet për mu ! Ruaje Zot krijesën time se shpresat dhe lutjet e saja janë aq të forta sa që çdo formulë të logjikave shkencore një ditë do ta zbërthejnë dhe vet bota do të mahnitet !  Stigmat do t’thehen nga miliona prind ,në thërmija të kaltërta mbi qiellin plot yje hënë dhe shpresa dhe ne jemi ata që juve do t’ju shpëtojmë nga lakmija,dhe qeshjet falso,nga friga dhe bota e tmerrit .Nga lakmija e diellit ,hana do t’nriçojë edhe netët më të errëta kudo ! Se drita vie mbas çdo terri ! Mbas çdo lutje që buron si lot i kulluar nga zemra !

E ku ka lutje më të fuqishme se ato të sajat ? E ku pra….më kuptoni  ….?

 

 

Scroll to Top