Skip to content
Endacak jemi dhe botës i sillemi,
Ditë e natë rrugëve i lypim ata që na lanë,
I kërkojmë pa ndarë dhe si flaka digjemi,
Si lypsarë nuhasim gjurmët me zemer që qanë.
Kur t’vetmuar mbesim me shpirtin që digjet,
Thërasim emrat e tyre në ëndrrat e trazuara,
Por i vdekuri ndëgjon dhe nuk përgjigjet,
Mallëngjehet dhe qanë nga zemrat e trishtuara !
I lusim bërtasim deri në qiell,
Veç njëherë zërin t’na e dëgjojnë,
Nga mllefi idhnohemi edhe me diell,
Dhe terrin pastaj nisim mallkojmë !
Hej o hej ,ju lutemi t’na ndëgjoni,
Aq shumë u neveritët nga kjo botë e mjerë,
Po përse për ne ma hiç s’mendoni,
Lutjet sikur t’na i ndini vetëm një herë !
Bile në ëndërr sa herë që na vini,
Aq shpejtë ikni si të trishtuar,
Pa mëshirë t’djersitur me vajë na lini
Ju duket vehtja si të paftuar!
Një ëndërr e jona sa shumë na merzit,
E dini ju sa shumë kemi për t’ju treguar,
Por ju nuk rrini edhe as një ditë,
Se nga kjo botë jeni aq të frigësuar !
Dhe ne vazhdojmë e thrasim më kot,
Të humbur jemi në këtë planet,
Ju ikët u ngutët ,e latë këtë botë,
Dhe nuk dëgjoni thirjen e qetë !
Tinzak i ëndrrave dhe netëve pa gjumë,
Zhdukeni si hije na leni në terr,
Një ëndërr e shkurtë dhe hiç më shumë ,
Na leni lotin dhe këtë botë plot tmerr !
Ju kurrë nuk ktheheni dhe ne paqë pushoni,
Ne në luftë ςdo ditë me ferrin e ksaj botë luftojmë,
Ikët nga kjo botë dhe aspak nuk na lakmoni,
Por ne juve deri në amshim pa nda ju kërkojmë !