Ç’farë m’je ti dhe ç’farë jam unë
Ti moj çapkene që më përcjellë,
Kush të don më shumë se unë,
N’gisht të vogël ,ti mua më sjellë.
Je një dinake dhe shpesh na mashtron
Gjithë të njohim por prap t’besojmë
Për çdo ditë bekimin na e kujton,
Sa te mjerë jemi sa shpejtë harrojmë.
Herë si nje ylber je lara lara,
Herë me diell herë me fortunë,
Herë prinë e fundit e herë e para,
Herë me prinë ti ,e herë prijë unë !
Vitet rrjedhin dhe shpejtë rradhiten,
Ëndërr me mjegull nga udhëtimet,
Ecin ,vrapojnë dhe hiç s’mërziten,
Gjithmonë besnik na i lenë kujtimet.
Kujtimet e bukura të shenjta i kam,
I mbajë në dorë ,fort i shtërngoj
Besnike e tyre për jetë unë jam
Kur bie ne gjume veç ato ëndrroj .
Rradhitesh me numra dhe hiç nuk ndalesh
Më dukesh si tren që veç udhëton
Ngutesh dikah sikur po tallesh
Por kah pleqërija shpejtësinë ndërron.
Si këmishë e trupit kujtimet e mija
Udhëtojnë me mua hiç pa u ndalë
Isha foshnje sa shpejtë erdh pleqërija
Harresa katile po na kaplon ngadalë .
Dhe ç’farë më je ti moj jeta ime,
Shami kujtimesh me ditë dhe muaj,
Plot me rrena dhe shumë premtime
Me mbanë në grusht si rob të huaj.
Të dua moj jetë me mua mos u tall,
Edhe pse gënjeshtare je dhe hiç s’ke kuptim
T’mi vjedhësh ditët e bukura s’ta bej hallall,
Të kam shpallë luftë deri në amshim .
Udhëtare jam ,udhëtare do mbes
Vazhdoj rrugen si një tren i vjetër ,
Nuk dorzohem jo, deri sa t’vdes,
Hec i them vehtes,se nuk ka tjetër !