Vjeshta

Më mahnit kjo stinë si ari shëndritë ,

Aq ma  ςon mallin e një arke thesari,

E mbushur plot gjethe që rrëzohen  ςdo ditë,

Kur rrjedhin të heshtur, si lot mërgimtari .

I mbledhi ato gjethe që nuk kanë shpëtim,

I ruaj gjithë jetën në albumin e zbehur,

Në secilin gjeth e shkruaj një kujtim,

T’i shpaloj kujtimet kur shpirti është dehur .

Një diell dukati ,se ç’më shkëlqente  sot ,

Përshëndetet me  gushtin,me një  lamtumirë

Shihemi o mik  më prit edhe  një mot,

Të ndahem nga vera e kam veshtirë.

Një freski e bukur mbi ditët e vjeshtës ,

Zgjatet drejtë qiellit si një udhetar i  rrallë,

Jam ulur pran gjetheve  në prag të derës

E shtrijë dorën e shpresës ca rreze me marrë .

E kuqe,e verdhë ,ngjyrë kafe , portokall,

Me miliona  ngjyra mahnitëse tjera , 

Vjen vjeshta magjepse me naze   ngadalë ,

Mendjemadhe me  tingujt  , e gjetheve që hedhë era.

E mahnitëshme e bukur sa nuk ka ku shkon ,

Me freskinë e sajë dhe ngjyrat e veta ,

Një vjeshtë vjen dhe aq shpejt kalon ,

Gjithmonë është  rrence, por e bukur është jeta !  

E pret një dimër përcjellë edhe një pranverë ,

Vjen një verë dhe kalon një vjeshtë tjetër,  

Shkon një  stinë me plot  diell dhe pak  erë,

Pa dalluar një ditë që dikund kemi tretur!

 Në Ulqin i nisa vjeshtat e mija,

Në Londër pran Temzës pres një vjeshtë tinzake,

Sa me vrap u ngut dhe erdh  pleqërija,

Mes Bunës dhe Temzës ëndrroj vjeshtën ulqinake!

Scroll to Top