Vo

Ah moj pulë , pulë e katundit
Në qytet dole e fundit
Në qytet qyshse ke ardhë
Kakruku jet ka nisë mu z’ bardhë

Ti moj pulë moj puntore
Votë e natjes t’shkojnë për dore
Bythë plarume par qakulane
Ban nji vo ,e a thu çka bane!

I çen kajshitë e trazon mahalla
Kukurisjet tua I kukuris si prralla
Bërtet e çirresh si me qenë pa kry
Ulu n’qoshe ,me bakam me t’ly!

Ah moj vo moj vo pazarit
Që t’përzijnë me vo t’Vraçarit
Edhe me vo bajnë dallevere
U ba njerzimi si bythë fëltere!

Ah moj vo , vo e fergume
Për shpejtësi je e bekume
Herë e tundun e herë kakruk
Me vaj ullini e njyjmë n’bukë!

T’isht rrit mendja e ke çu krytë
Ma shtrejtë voja se pula ,pasha dy sytë
Devër devër kja dyrnja
Gjeli me pulën tuj ba sefa!

Për përpeq e tave Elbasanit
Da kokrra vo edhe patlixhanit
Për amëlcina e për rahani
Ja maaaaa ….
Pa da kokrra vo ,nuk rrihet n’shpi.

Hanko, na mushe kaçilen se dojmë me ba rahani ……!

Scroll to Top