Viti 1968. Vit kur vlonte e gjithë Prishtina.Nuk kërkonin shumë.Veç t’i kthehej ajo që i grabitej çdo herë.
Vlonte e gjithë zemra shqiptarit kudo.Edhe në Ulqinin tim.
Voglushen 10 vjeçare(aq i kishte atëherë ajo) e lut e ama të shkonte ajo me ble kos.
Del zemrushja e vogël me ca të holla the bocat e kosit.
Se di , por vlonte rruga e Mahallës Re.
I le bocat e kosit ajo pas,grabit flamurin kuq e zi ,edhe me këngën “fryn murlani me stuhi” udhëheq demonstratat krah për krah njeriut që mbante fotot e babait tonë Skënderbeut.
Mburrej zemra ime shoqa ime e vogël ,dhe plot krenari i bie përtej Mahallës Re nëpër tanë Ulqinit.
I vie shoqa Suada Milla përtej dhe jehona këngës rritej.Rritej kënga,rritej zemra.
Ilvana e vogël trembej aq shumë për shoqet e veta.Thirjet e saja nuk ndëgjoheshin aspak nga murlani i këngēs që sa vinte dhe rritej.Psheretitjet e Ilvanës as nuk dëgjoheshin më.
Grupi sa vinte dhe rritej.Gocat dhe çunat e klasës Mehmet Cuces morrën rrugën me këngën që jehonte.
Por ajo ishte që printe.
Nurija.
Nuri e thirshim.Nurije Nimanbegu Salla.
I harroi bocat e kosit diku në turmën e mburrjes dhe ëndrrës.
E ç’farë duhej kosi në këtë përzirje kur çdo gjë ishte shendrru në mburrjen e fëmijëve dhe të rriturve që nuk iu besonin syrit .
Po pse kjo dëshire kaq natyrale ke një fëmi ?
Askush pa i lut ,askush pa i shti me hy mes turmës ?
Ishte vullnet naryral, kambet hecshin vet.
Por çdo gja nuk shkoi si duhet. Sepse ashtu ndodhë kur je musafir në shtëpi të vet.
E pëson i ati i Nurijes.Për disa orë e marrin në polici (pasi ajo ishte fëmi dhe nuk kishin kurajo të përballohen me dëshirën e voglushes ).
Nuk e dinin Zotërinjtë se ajo vocrrake e morri flamurin se i pëlqente.
E donte shumë.I pëlqente kënga.Ku ta dinte Nuri që babai i sajë duhej të përballohej me Zotërinjtë ?Ku ta dinte ajo historinë.Ajo veç ndëgjonte zemrën që i rrihte me një gëzim.
Mendonin Zotërinjtë që është veç një akt fëmiu.Se kuptonin asesi që çdo shqiptar lenë me flamur dhe këngë në zemër.
Ndërsa Nuri po merzitej për babain e sajë,Suada kaloi më lehtë.I vie gjoba babait të sajë 17 mijë dinarë…duhej të pagohej gjoba menjëherë !
Ilvana ende nuk qetsohej.Ku ishin shoqet e saja ?
Po unë ku isha?
Morra lapsin unë.Të shkruaj. Për shoqet e mija.Për flamurin që nuk duron asnjë ngjyrë tjetër.Nuk i rri për fytyrë as për shtat.Veç kuq e zi i ka hije.Veç kuq e zi.Ndegjuat ?Flamuri jonë flet.Flamuri jonë ka zemër. Mos na e përlotni shqiponjën tonë.
Velin që dikush mundohet ta heth mbi trojet tona paloni dhe gjueni në humnerën e harresës.
Eshtë dëshirë e shekullit,deshirë e voglushes Nurije,Suada,Vani.Dëshirë e imja. E kuptoni?
Sot Nurija mëson gjenerata e gjenerata në Gjakovën e shqiponjës, se si duhet kombi dhe flamuri.
Kur ajo pat guximin aq e vogël në një qytet ku ishte e ndaluar të përmendej flamuri,përse ju po ndrroni ngjyrën? Mos aman se nuk ju falin !
Ju dua shoqet e mija .Urime dita jonë !Shqiptari nuk ka ditë më të bukur se këtë.Në këtë ditë shekujt e lotit qeshin,dhe trojet e coptuara bashkohen .